9874 janë rastet e reja me koronavirus në vend për 24 orët e fundit krahasuar me 9916 një ditë më parë. 77 për qind e të infektuarve rishtazi nuk janë të imunizuar. 26.2% e 37 945 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i të sëmurëve aktivë u rrit me 5120 deri në 227 281. Të sapopranuarit në spitale janë 691, 87 për qind e tyre nuk janë të vaksinuar. Gjithsej 5455 pacientë janë shtruar në spital. 520 janë në terapi intensive. Pavarësisht nivelit të lartë të infeksionit, të shtruarit në spital mbeten shumë larg niveleve maksimale të mëparshme.
78 persona me Covid të konfirmuar vdiqën në 24 orët e fundit. 66 prej tyre nuk ishin imunizuar. 4676 janë shëruar.
Të enjten janë dhënë 12 636 vaksina. 1 987 545 persona kanë përfunduar ciklin e imunizimit. 596 235 kanë doza përforcuese.Për shkak të reshjeve të dendura të borës që prej ditës së djeshme, banorët e lagjes "Dragalevci" të kryeqytetit, zonat e vilave "Kiliite", "Simeonovo-Dragalevci", "Jarema", si dhe fshatrat Vlladaja, Pllana, Pasarell, Zheleznica, Bistrica, që ndodhen rreth..
Të enjten do të jetë me vranësira. Reshjet do të vazhdojnë dhe do të jenë të konsiderueshme në Bullgarinë Qendrore Veriore, ku do të bjerë borë. Borë do të bjerë në shumë rajone të Bullgarisë Perëndimore. Në rajonin e malit Rodopa dhe në Bullgarinë..
Bullgaria mban zi për humbjen e jetëve njerëzore në rrëzimin e aeroplanit të pasagjerëve të linjave ajrore të Azerbajxhanit në Kazakistan. Këtë e shkroi presidenti Rumen Radev në profilin e tij në rrjetin social “X” me rastin e rrëzimit të avionit që..
Gjatë natës reshjet do të dobësohen, ndërsa në Bullgarinë Perëndimore do të ndalen përkohësisht. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare. Temperaturat..
Me rastin e Vitit të Ri 2025, kreu i ekspeditës bullgare në Antarktidë, Prof. Hristo Pimpirev, i tha Radios Kombëtare Bullgare - Burgas se shkencëtarët tanë..
Më 27 dhjetor 2024 mbushen 21 vjet që nga sulmi me kamionin-bombë në bazën e Indisë në qytetin Qerbela të Irakut. Si rezultat i shpërthimit, pesë ushtarakë..