9874 janë rastet e reja me koronavirus në vend për 24 orët e fundit krahasuar me 9916 një ditë më parë. 77 për qind e të infektuarve rishtazi nuk janë të imunizuar. 26.2% e 37 945 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i të sëmurëve aktivë u rrit me 5120 deri në 227 281. Të sapopranuarit në spitale janë 691, 87 për qind e tyre nuk janë të vaksinuar. Gjithsej 5455 pacientë janë shtruar në spital. 520 janë në terapi intensive. Pavarësisht nivelit të lartë të infeksionit, të shtruarit në spital mbeten shumë larg niveleve maksimale të mëparshme.
78 persona me Covid të konfirmuar vdiqën në 24 orët e fundit. 66 prej tyre nuk ishin imunizuar. 4676 janë shëruar.
Të enjten janë dhënë 12 636 vaksina. 1 987 545 persona kanë përfunduar ciklin e imunizimit. 596 235 kanë doza përforcuese.Patriarku Daniill drejtoi shërbimin e Krishtlindjes në Katedralen e Shën Aleksandër Nevskit të kryeqytetit. Në liturgjinë festive, ai u bëri thirrje besimtarëve të marrin parasysh mençurinë e tre të diturve që erdhën për të adhuruar Shpëtimtarin dhe..
Gëzuar Krishtlindjet, të dashur bashkatdhetarë! Në festën e madhe të krishterë të sotme, uroj që çdo shtëpi bullgare të jetë e mbushur me shëndet dhe mirëqenie. Këtë e shkroi presidenti Rumen Radev në Facebook. “Të ruajmë një pjesë të ngrohtësisë së..
Intensiv është qarkullimi në pikat kufitare me Rumaninë dhe Turqinë, njofton “Policia Kufitare”. Trafiku me Rumaninë është intensiv në “Kardam” në dalje për kamionë. Për shkak të riparimeve të mëdha në seksionin bullgar të urës së Danubit afër Ruses,..
Bashkia Metropolitane do të ofrojë një shfaqje me dritë në vend të fishekzjarrëve që shkaktojnë stres te njerëzit dhe kafshët natën e Vitit të Ri...
Kisha Ortodokse është një. Feja tradicionale në Bullgari është Ortodoksia Lindore dhe shprehësi dhe përfaqësuesi i vetëm i saj është Kisha Ortodokse..
Pas një jave të vuajtjes së mijëra njerëzve dhe qindra vendbanimeve pa rrymë elektrike, anëtarët e Komisionit për Rregullimin e Energjisë dhe Ujërave të..