Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Elita e xhazit evropian vjen në Sofje në shtator

Foto: @atozfoundationbulgaria

Sofja do të jetë mikpritëse e  Konferencës Evropiane të Xhazit organizuar nga Rrjeti Evropian i Xhazit dhe Asociacioni i Operatorëve Evropianë të Xhazit. “Ky forum koordinon festivalet, klubet, institucionet kulturore të cilat kujdesen për zhvillimin e muzikës xhaz”, tha për BNR - Radio Sofja organizatori Petër Dimitrov nga Fondacioni “A të Z”. Tashmë filloi përzgjedhja e projekteve bullgare, të cilat do të prezantohen para elitës së xhazit evropian.

Forumi do të bashkojë mbi 500 ekspertë ndërkombëtarë - drejtorë festivalesh dhe programesh, gazetarë muzikorë etj. “Kemi shumë për të dhënë, por duhet të jetë e prezantuar mirë”, tha Petër Dimitrov.

Përpilues: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Krijues të njohur do të marrin pjesë në punëtorinë artistike “Krijuesi dhe natyra” buzë Danubit

Punëtoria e 29-të kombëtare e arteve pamore “Krijuesi dhe natyra” do të zhvillohet në fshatin Vetren, buzë lumit Danub, nga data 22 deri më 28 gusht, njoftuan për BTA organizatorët nga Shoqata Lokale e Piktorëve dhe Komuna e qytetit Silistra. Në..

botuar më 25-08-22 6.10.PD

Bullgaria është mikpritëse e një forumi evropian për gjuhët klasike

Bullgaria është për herë të parë mikpritëse e konferencës vjetore të Euroclassica – federata evropiane e mësuesve të gjuhëve klasike, njofton BTA. Ngjarja ndërkombëtare, e cila po zhvillohet në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski", vendos..

botuar më 25-08-21 3.59.MD

Ekspozita “American Art” sjell në Burgas vepra të krijuesve botërorë

Bashkia e qytetit Burgas dhe galeria Vivacom Art Hall Oborishte 5 prezantojnë ekspozitën ndërkombëtare American Art, e cila sjell në Burgas vepra nga disa prej krijuesve më të rëndësishëm amerikanë dhe botërorë të shekullit XX dhe XXI. Hapja zyrtare..

botuar më 25-08-20 12.16.MD