Sipas një tradite Galeria e Arteve të Bukura në qytetin Varna shënon Vitin e Ri me prezantimin e pasurive të fondit të saj. Ekspozita “Zhanre në pikturim” paraqes afro 100 vepra të 65 krijuesve të rëndësishëm bullgar, talenti i të cilëve u shfaq që nga dekadat e para të shekullit XX e deri në ditët tona.
Ndër tablotë e përzgjedhura janë ato të disa piktorëve nga qyteti Varna veprat e të cilëve ishin të frymëzuara nga deti si Mario Zhekov, Georgi Vellçev, Hristo Kavarnalliev. Në ekspozitë prezantohen disa nga veprat e themeluesit të Galerisë së Arteve të Bukura në qytet Janko Marinov, si dhe të mjeshtërve të tjerë në portretet, peizazhet etj,
Sipas kritikes së artit dhe drejtoreshë e galerisë Dorotea Pavllova, një interes përbëjnë edhe piktura “Samovar” e piktores Vera Nedkova dhe “Portreti i M. Mihajllov” nga një prej grave piktore të para në artin bullgar Elena Karamihajllova.Ekspozita në Galerinë e Arteve Figurative në qytetin Varna mund të shihet deri në fund të shkurtit me respektim të të gjitha masave antiepidemike.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Autorë dhe figura kulturore bullgare përfaqësojnë vendin tonë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Lajpcig. Mes tyre është poeti, shkrimtari, kompozitori dhe muzikanti Emanuill Vidinski, i cili sot, 28 mars, do të marrë pjesë në diskutimin "Midis..
“Muzika më gjeti vetë”, thotë Georgi Grozev dhe, duke qeshur, fillon të tregojë një ngjarje nga kopshti i fëmijëve, kur kishte shkuar vetë të regjistrohej për mësime në piano. Dhe kështu, në fakt, filloi rruga ime në muzikë. Krejt pa..
Një koncert në Los Anxhelos me një program tërësisht bullgar, kushtuar festës kombëtare 3 mars , do të mbahet më 21 mars. Këtë e bëri të ditur në një intervistë për Radio Bullgarinë kompozitorja e njohur e filmit Penka Kuneva. Për “Gruan..