2602 janë rastet e reja me koronavirus në Bullgari gjatë 24 orëve të fundit. 78% e të sapo infektuarve nuk janë vaksinuar. Më shumë se 17% e 15 061 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i të sëmurëve aktivë u rrit me 365 në 239 320 veta. Në spitale u shtruan 210 pacientë të infektuar. 86 për qind e tyre nuk janë të imunizuar. Aktualisht ndodhen gjithsej 5730 pacientë me koronavirus në spital. 506 persona të infektuar janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit, 39 persona kanë vdekur me Covid të konfirmuar. 36 nga të vdekurit nuk ishin të vaksinuar. Të kuruarit janë 2198.
Të dielën janë dhënë 1900 vaksina. 1 993 529 persona kanë përfunduar tërë ciklin e imunizimit. Janë 606 917 persona me një dozë përforcuese.Për shkak të reshjeve të dendura të borës që prej ditës së djeshme, banorët e lagjes "Dragalevci" të kryeqytetit, zonat e vilave "Kiliite", "Simeonovo-Dragalevci", "Jarema", si dhe fshatrat Vlladaja, Pllana, Pasarell, Zheleznica, Bistrica, që ndodhen rreth..
Të enjten do të jetë me vranësira. Reshjet do të vazhdojnë dhe do të jenë të konsiderueshme në Bullgarinë Qendrore Veriore, ku do të bjerë borë. Borë do të bjerë në shumë rajone të Bullgarisë Perëndimore. Në rajonin e malit Rodopa dhe në Bullgarinë..
Bullgaria mban zi për humbjen e jetëve njerëzore në rrëzimin e aeroplanit të pasagjerëve të linjave ajrore të Azerbajxhanit në Kazakistan. Këtë e shkroi presidenti Rumen Radev në profilin e tij në rrjetin social “X” me rastin e rrëzimit të avionit që..
Gjatë natës reshjet do të dobësohen, ndërsa në Bullgarinë Perëndimore do të ndalen përkohësisht. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare. Temperaturat..
Më 27 dhjetor 2024 mbushen 21 vjet që nga sulmi me kamionin-bombë në bazën e Indisë në qytetin Qerbela të Irakut. Si rezultat i shpërthimit, pesë ushtarakë..
Bullgarët që udhëtuan jashtë vendit në nëntor të këtij viti u rritën me 11.3% krahasuar me të njëjtin muaj të 2023-ës, njofton Instituti Kombëtar i..