"Mund të flasim për ndalimin e eksportit të energjisë elektrike nga Bullgaria vetëm nëse biem dakord të mos jemi në BE," tha Ministri i Energjetikës Aleksandër Nikollov për Nova TV.
Nëse ndalojmë eksportin e energjisë elektrike - çmimi do të bjerë, por efekti do të jetë jetëshkurtër. Bullgaria jo vetëm që do të gjobitet, por në afat të gjatë do të ndikojmë negativisht në marrëdhëniet tona me Rumaninë dhe Greqinë, theksoi Ministri.
Çmimet e energjisë elektrike në Evropë për nevoja shtëpiake janë shumë më të larta. “Fakti është se kriza energjetike është një krizë për të gjithë Evropën. Me kapacitetet që ka Bullgaria po balancojmë të gjithë rajonin”, tha Ministri i Energjetikës. Ai hodhi poshtë mundësinë që bashkitë dhe institucionet të kalojnë në tregun e rregulluar të energjisë elektrike dhe premtoi një masë tjetër për bashkimin e tyre në një qendër të veçantë energjetike.Presidenti Rumen Radev do të dorëzojë mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë të mërkurën, më 15 janar, në orën 12:00, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. Mandati do t'i dorëzohet kandidatit për kryeministër të propozuar nga grupi më..
Negociatat për formimin e qeverisë vazhdojnë edhe sot. Ka marrëveshje për emrin e kryeministrit - Rosen Zheljazkov nga GERB-SDS, ka pajtim edhe për marrëveshjen e qeverisjes. Mirëpo, bisedimet po ndërlikohen me përfshirjen e përfaqësuesve të grupit..
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova bisedoi me ambasadorin amerikan në Bullgari, Kenet Merten. Kisellova i shprehu ngushëllimet e saj dhe të deputetëve të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor për të afërmit e qytetarëve amerikanë..
Viti i kaluar 2024 ishte viti më i ngrohtë për Bullgarinë që nga viti 1930. Këtë e tregojnë analizat e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe..
Bullgarët shkelën për herë të parë në ishullin Smith në Antarktidë. Në një periudhë shumë të shkurtër kohe, me kushte të mira moti, më 10 janar 2025. anija..
Grupe të veçanta pretendojnë të shprehin ortodoksinë lindore dhe ky është një problem, tha për bTV patriarku bullgar Daniil me rastin e regjistrimit të..