Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fluksi i skiatorëve në pushimoret Pamporovo dhe Çepellare në sfondin e kufizimeve Covid

Foto: Facebook /Pamporovo

Çuditërisht mirë – kështu punëtorët në turizëm caktojnë sezonin e skive në pushimoren Pamporovo dhe në qytetin e afërt Çepellare. Përhapja e shpejtë e “Omikronit” në vend dhe masat antiepidemike nuk u bënë shkak që bullgarët të refuzojnë të pushojnë në mal dhe të bëjnë ski këtë vit. Të mos flasim, se kushtet meteorologjike tani janë të mrekullueshme për sportet dimërore.

Kapaciteti i hoteleve në Pamporovo është i mbushur pothuajse 75-80 për qind, por pronarët e tyre presin që gjatë pushimeve të nxënësve në javën e parë të shkurtit  baza e shtretërve në hotelet të plotësohet deri në 99 për qind.


Në kulmin e sezonit mbizotërojnë turistët bullgarë. Por ka edhe miq të huaj – kryesisht nga Irlanda, Britania e Madhe dhe Rumania. Është e dukshme, se punëtorët në degën turistike janë më mirë të përgatitur për t’u përballuar sfidat e epidemisë së koronavirusit gjatë sezonit të tanishëm. E njëjta gjë vlen edhe për klientët e tyre, shumica e të cilëve janë të vaksinuar dhe lëvizin lirisht nëpër pushimoren. Për të tjerët ka pika të specializuara për testim të shpejtë, në mënyrë që edhe ata të kenë qasje të lirë në lokalet, mësojmë nga Kostadin Belenozov nga Bashkia e qytetit Çepellare. Në vende të dukshme janë të vendosura të ashtuquajturat pick-up pajisje nëpërmjet të cilëve pa kontakt mund të merret bileta për teleferikun.

Bileta njëditore për ski zonën në Pamporovo kushton 75 leva. Zbritja nëpër pistave të rajonit “Meçi Çall” mbi Çepellare kushton 55 leva për ditë. Doemos ka edhe mbrapsje çmimesh për fëmijët, si dhe për klientët e disa prej hoteleve etj.

Prej disa vitesh një popullaritet të madh fitoi zbritja me biçikleta – thekson Kostadin Belenozov. – Ka mjaftë trase në rajon edhe gjatë dimrit mbërrijnë çiklistë të cilët ushtrojnë këtë sport nëpër shpatet e malit me dëborë. Si sporte dimërore te ne ushtrohen edhe biatlon, vrapimi me ski etj. Ka snoubord dhe zbritje me goma të fryrë. Për fëmijët ofrojmë rrëshqitje me sajë të tërhequra nga një ekip qensh.”

Çepellare u shpall Qytet Evropian i Sportit për vitin 2022. Nga 22 deri më 27 janar 2022 qyteti ishte organizator i Kampionatit Evropian i Orientimittë Skiatorëve, i cili është pjesë e Kupës Botërore. Bashkë me këtë garë u mbajtën edhe kampionatet botërore për veteranë dhe të rinj deri në 23 vjeç.


Çfarë përjetime të tjera interesante ofron qyteti jashtë emocioneve dimërore në mesë të dëborës dhe lokaleve të përmbushura me miq?

“Kemi dy muze, të cilët janë unikë. Njeri i është kushtuar skive dhe ski sporteve dhe rikrijon historinë e krijimit të pushimores, të skive të para në qytet dhe si ndodhi gjithçka këtu, në Çepellare. Mund të shikohen modele të skive nga shekulli i kaluar deri në më të rejat, që prodhohen në fabrikën e qytetit, e cila është një nga më të mëdhatë në botë. Miqtë e qytetit frekuentojnë edhe Muzeun e Karstit të Roropeve ku mund të shihen kristale dhe minerale të ndryshme, eshtra kafshësh shpellore etj.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook /Pamporovo, Çepellare




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një nga shtëpitë malore më të njohura - "Maljovica" mbushi 90 vjeç!

E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..

botuar më 24-09-02 4.08.MD

Primorsko e mbyll sezonin me një rritje prej 30% të turistëve

Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..

botuar më 24-09-01 8.05.PD

Festivali i kosit në Momçillovci

Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..

botuar më 24-08-30 6.05.PD