Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon rimëkëmbja e Hekurudhave Shtetërore Bullgare përmes riorganizimit

Foto: bdz.bg

Për t'u modernizuar dhe për të pasur fitime, Holdingu i Hekurudhave Shtetërore Bullgare /BDZ/ dhe kompanitë shtetërore për transport pasagjerësh dhe mallrash do të bashkohen, njoftoi ministri i transportit Nikollaj Sëbev.

“Kështu do të rrisim produktivitetin dhe do të mund të menaxhojmë shpenzimet”, tha Sëbev.

Ministri premtoi se BDZ do të rehabilitohet deri në vitin 2023. Nuk planifikohet rritje e shpejtë e shpejtësisë. Do të punohet për zbatimin e orarit dhe përmirësimin e shërbimit për të fituar një pjesë më të madhe të tregut dhe për ta bërë hekurudhën më tërheqëse për qytetarët dhe bizneset. BDZ është planifikuar të hyjë në tregun e kapitalit në vitin 2024, shpjegoi ministri


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

TASS: Nuk bëhet fjalë për ndalimin e tranzitit të gazit rus përmes Bullgarisë

Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar i energjisë, Vlladimir Malinov, paralajmëroi se “Bulgartransgaz” mund të ndalojë transportimin..

botuar më 24-12-11 10.35.PD

Ministria e Financave publikon projektbuxhetin e shtetit për vitin 2025

Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në vitin 2028. Deri atëherë, borxhi i shtetit do të rritet në 81 miliardë leva 41.57 miliardë euro)...

botuar më 24-12-10 10.19.PD

PBB-ja u rrit me 2.4% në tremujorin e tretë

Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 2.4 për qind në tremujorin e tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, treguan të dhënat paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave (NSI). Kjo përbën një përshpejtim të rritjes, pasi PBB-ja u..

botuar më 24-12-08 11.35.PD