21 organizata bullgarësh nga 11 vende po aplikojnë për financim nga shteti bullgar për hapjen e shkollave të fundjavës jashtë vendit (të ashtuquajturat “shkolla të së dielës”). Shumica janë nga Britania e Madhe - 6, ka organizata nga Gjermania, Shqipëria, Italia, Spanja, Franca, Holanda, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara, bëri të ditur Ministria e Arsimit.
373 janë shkollat bullgare të së dielës gjatë vitit 2022. Atje mësojnë mbi 35 000 fëmijë në 43 vende në 6 kontinente. Në 12 vitet e fundit, numri i nxënësve në shkollat e së dielës është rritur pothuajse 10 herë. 7.5 milionë euro është buxheti i parashikuar nga shteti për shkollat e së dielës.
Për herë të parë këtë vit do të përgatiten programe trajnimi për fëmijët e moshës parashkollore në shkollat bullgare të së dielës dhe materialet përkatëse elektronike.Përmbytjet e radhës në bregdetin e Detit të Zi janë rezultat i ndërtimit të pakontrolluar, mjedisit natyror të shkatërruar dhe mosveprimit institucional, thuhet në një deklaratë nga Dhoma e Arkitektëve në Bullgari. Sipas organizatës profesionale,..
Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev u nderua me çmimin prestigjioz “Gazetari i Vitit” në festivalin mediatik evropian PRIX EUROPA , i cili mbështetet nga një bashkim prej 24 mediash publike evropiane. Grozev, i cili është drejtor i platformës..
Me një koncert të kuartetit "Sllavej" të krijuar nga këngëtarja popullore Nadka Karaxhova dhe një bisedë rreth problemeve urgjente të bashkatdhetarëve tanë në Krahinat Perëndimore ( rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të organizojë Konferencën Vjetore Ndërkombëtare të Mediave Publike. Forumi prestigjioz do të mbahet për herë të..
Anita Ekenova nga Lioni u shpall “Bullgarja e Vitit – Shën Zllata Mëglenska” për vitin 2024 në një ceremoni të veçantë të organizuar në Sofje nga Agjencia..