"Strehë në shi" është një nga këngët më të njohura bullgare nga repertori i këngëtarit të dashur të pop-xhazit Vasill Petrov. Muzika është e Vasill Parmakovit, autor i tekstit është Millço Spasov. Së fundmi, "Strehë në shi" mori një mishërim të ri, falë këngëtarit të ri Damjan Popov. Kënga është përfshirë në albumin e tij të ri "Djali yt", ku prezantohen këngët e tij më të njohura, si dhe duetet e tij me Zhana Bergendorf, Divna, Svetlla Ivanova e të tjerë. “Rrallë herë interpretoj këngë cover, por “Strehë në shi” është shumë e fuqishme, më pushtoi që kur isha në Akademinë Muzikore dhe që atëherë i thash vetes se po të kem mundësi një ditë do ta këndoja” – thotë Damjan. Orkestrimi i këngës është vepër e Stamen Janevit.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Midis datave 10 dhe 14 shtator, publiku në qytetet Pernik, Sapareva Banja, Sofje dhe Plovdiv do të ketë mundësinë të dëgjojë trion indiane të famshme botërisht "Maharaxh" – një formacion me një biografi krijuese të jashtëzakonshme. Prabhash Maharaj –..
Artistë nga breza të ndryshëm bashkojnë pikëpamjet e tyre mbi dashurinë në këngën "Koha e së Ardhmes". Këngëtari i dashur bullgar Orlin Goranov arrin të rikrijojë secilën këngë në mënyrën e tij unike. Kjo i përket edhe këngës së re "Koha e së Ardhmes"..
Pavarësisht se u bë më i njohur për publikun përmes pjesëmarrjes në sezonin e dhjetë të formatit televiziv “Zëri i Bullgarisë” dhe ka mbi 60 mijë ndjekës në TikTok, rruga profesionale e këngëtarit të ri Severin Georgiev fillon shumë më herët. Ai kreu..
I konsideruar krijues i muzikës pop moderne bullgare dhe "patrik" i këngës së lehtë, Josif Cankov mbetet një nga figurat më të rëndësishme të skenës..