1539 janë rastet e reja me koronavirus në vend për 24 orët e fundit, krahasuar me 3625 një ditë më parë. 78% e të infektuarve rishtazi nuk janë të imunizuar. 15.3% e 10 061 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg. Nëse përqindja e të infektuarve mbetet e ulët të martën, ky do të jetë një tregues se kulmi i valës së fundit të pandemisë ka kaluar.
Numri i të sëmurëve aktivë është ulur me 1654 në 258 250. Në spitale janë shtruar 203 pacientë të infektuar. 90.6% e tyre nuk janë vaksinuar. Gjithsej të shtruarit në spital janë 6236 veta. 616 janë në terapi intensive.
Njëzet e pesë persona me Covid të konfirmuar vdiqën në harkun e shënuar kohor. Janë 3148 të shëruar.
Të dielën u vendosën vetëm 1000 vaksina.
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori..
Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite..