Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Numër i lartë i të vdekurve me Covid -19 në 24 orët e fundit

Foto: BGNES

6130 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. 77.3% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 17.3% e 35 342 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.

Numri i të sëmurëve aktivë është ulur me 1483 në 256 767 veta. Në spitale u shtruan 939 pacientë të infektuar. 86% e tyre nuk janë të imunizuar. Numri i pacientëve të shtruar në spitale ka rënë në 5954. Në repartet e terapisë intensive janë shtruar 605 persona.

Numri të vdekurve me Covid-19 është i lartë - 187. 158 nga ata nuk kanë qenë të vaksinuar. Të shëruarit janë më shumë nga të sapoinfektuarit – 7426 veta.

Të hënën janë dhënë 3813 vaksina. Duke marrë parasysh faktin se shumica e të imunizuarve kanë marrë një dozë të dytë, ose të tretë, mund të themi se imunizimi në vend është pothuajse i ndalur.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

74% e mjekëve të rinj zgjedhin Bullgarinë

Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi mes 224 të diplomuarve bullgarë në vitin 2024 në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e..

botuar më 25-02-23 6.15.PD

Mbi gjysmë milioni bullgarë janë ndihmuar me një program evropian për të pafavorizuarit social

Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..

botuar më 25-02-22 1.35.MD
Pamje nga qyteti detar Nesebër

Parashikimi i motit për 22 shkurtin

Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..

botuar më 25-02-21 6.55.MD