Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritje me 5 për qind e të sapo infektuarve me Covid-19

Foto: Pixabay

6589 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. Më shumë se ¾ e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 22,7% e 28 986 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.

Numri i të sëmurëve aktivë u rrit me 646 në 257 413. 622 pacientë të infektuar u shtruan në spitale. 85% e tyre nuk janë të imunizuar. Numri i të shtruarve në spitale u ul me 233 në 5721 veta. Nga të shtruarit 601 janë në terapi intensive.

Gjatë harkut të shënuar kohor vdiqën 95 pacientë me Covid të konfirmuar. 84 nga të vdekurit nuk ishin të vaksinuar. 5848 janë shëruar.

Të martën janë dhënë 5537 vaksina. Janë 2 030 626 persona me një cikël të përfunduar imunizimi. Me një dozë të tretë përforcuese tashmë ka pothuajse 660 000 njerëz.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

74% e mjekëve të rinj zgjedhin Bullgarinë

Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi mes 224 të diplomuarve bullgarë në vitin 2024 në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e..

botuar më 25-02-23 6.15.PD

Mbi gjysmë milioni bullgarë janë ndihmuar me një program evropian për të pafavorizuarit social

Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..

botuar më 25-02-22 1.35.MD
Pamje nga qyteti detar Nesebër

Parashikimi i motit për 22 shkurtin

Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..

botuar më 25-02-21 6.55.MD