Ministria e Punëve të Jashtme bullgare lëshoi një deklaratë në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. Në deklaratë thuhet se Bullgaria nuk njeh dhe dënon aneksimin e paligjshëm të Krimesë. Arsyeja e deklaratës është thirrja e Dumës Shtetërore të Federatës Ruse për njohjen e rajoneve të shkëputura Lugansk dhe Donjeck. Një kërkesë për këtë reagim të Ministrisë së Punëve të Jashtme është bërë përmes një note të Ambasadorit të Ukrainës në Bullgari Vitali Moskalenko.
“Republika e Bullgarisë dënon veprimet agresive të Federatës Ruse, që çojnë në një përshkallëzim të paprecedentë të tensioneve ushtarake në Evropë në nivelet e Luftës së Ftohtë dhe bën thirrje për de-përshkallëzim”, thuhet në deklaratë.
Nesër do të mbahet një takim i Këshillit Evropian, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Kirill Petkov. Ndër temat e diskutuara do të jetë situata në Ukrainë.Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Ministri i Transportit dhe Komunikacioneve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov dhe përfaqësuesit e aeroporteve në Sofje, Varna, Burgas, Plovdiv, Gorna Orjahovica, Drejtoria e Trafikut Ajror dhe Drejtoria e Përgjithshme e Administratës së Aviacionit Civil..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që vendi ynë bleu në 2015 nga Rusia për centralin e parealizuar bërthamor “Belene” iu ofruan Kievit në..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen..
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy..
Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi..