Ministria e Punëve të Jashtme bullgare lëshoi një deklaratë në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. Në deklaratë thuhet se Bullgaria nuk njeh dhe dënon aneksimin e paligjshëm të Krimesë. Arsyeja e deklaratës është thirrja e Dumës Shtetërore të Federatës Ruse për njohjen e rajoneve të shkëputura Lugansk dhe Donjeck. Një kërkesë për këtë reagim të Ministrisë së Punëve të Jashtme është bërë përmes një note të Ambasadorit të Ukrainës në Bullgari Vitali Moskalenko.
“Republika e Bullgarisë dënon veprimet agresive të Federatës Ruse, që çojnë në një përshkallëzim të paprecedentë të tensioneve ushtarake në Evropë në nivelet e Luftës së Ftohtë dhe bën thirrje për de-përshkallëzim”, thuhet në deklaratë.
Nesër do të mbahet një takim i Këshillit Evropian, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Kirill Petkov. Ndër temat e diskutuara do të jetë situata në Ukrainë."Një grup qytetarësh bullgarë është evakuuar me sukses nga territori izraelit nga Ministria e Punëve të Jashtme, me ndihmën e ambasadës sonë në Tel Aviv. Duke pasur parasysh sigurinë e udhëtarëve, do të jepet një informacion më i plotë për..
Inovacioni mund të bëhet një nxitës i madh për tërheqjen dhe mbajtjen e të rinjve në zonat rurale. Kjo u deklarua nga Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit Georgi Tahov në takimin informal të Këshillit të BE-së për Bujqësinë dhe Peshkimin në Varshavë,..
Bullgaria plotëson kërkesat për anëtarësim në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) në fushën e arsimit. Në raportin e paraqitur, Komiteti për Politikë Arsimore i OECD-së nënvizon se Bullgaria i përmbush kërkesat në fushën e..
Prioriteti ynë është evakuimi i sigurt i qytetarëve bullgarë nga Izraeli, tha Ministri i Jashtëm Georg Georgiev për BNT. Listat e atyre që dëshirojnë të..
Derisa Bullgaria të anëtarësohet në eurozonën, një nga sindikatat më të mëdha në vend – Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) – nisë një monitorim..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 12 deri në 17°. Në Sofje do të jetë 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës do të..