Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ruajtja e gjuhës amtare – misioni i bullgarëve jashtë shtetit

Foto: unesco.org

Më 21 shkurt shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, themeluar në vitin 1999 nga UNESKO. Veprimtaritë e organizuara në të gjithë botën me rastin e kësaj dite kanë për qëllim të tregojnë rëndësinë e mësimit dhe shfrytëzimit të gjuhës amtare për të ruajtur pasurinë gjuhësore dhe larminë kulturore të planetit. Ruajtja e gjuhës amtare si pjesë e pandarë e identitetit kombëtar, është një problem i cili prek edhe emigrantët bullgarë jashtë shtetit. Jemi dëshmitarë të përpjekjeve të tyre në krijimin e klubeve, shoqatave, shkollave të së dielës, që ruajnë vijimësinë ndërmjet brezave. Përveç mësimit të gjuhës bullgare aty organizohen koncerte me rastin e festave kombëtare bullgare, prezantohen rite popullore, këngë folklorike, vepra letrare. Kështu fëmijët e emigrantëve, të vendosur në një mjedis të huaj gjuhësor, sidomos ata të lindur nga martesa të përziera, nuk e humbin lidhjen me rrënjët e tyre bullgare dhe me gjuhën amtare.

Pak kohë më parë ndër fëmijët bullgarë në Nju Jork një popullaritet fitoi “Kënga për alfabetin” krijuar nga Vllada Tomova me qellim për të lehtësuar mësimin e fëmijëve që frekuentojnë shkollën bullgare “Zëra të rinj bullgarë – Nju Jork”. Interpretimi, të cilin ju ofrojmë sot, është i fëmijëve të shkollës, e cila gjatë viteve arriti të kapërcejë kufijtë e komunitetit bullgar dhe tërhoqi në jetën e saj kulturore njerëz me kombësi të ndryshme, të bashkuar nga dashuria dhe interesi ndaj muzikës, gjuhës dhe traditave bullgare.

Këngë për alfabetin

Redaktore: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Daniell Spasov

Daniell Spasov për kuptimin e harruar të traditës "Koleduvane"

Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve) dhe qëllimin e tyre, dhe flitet pak për to, madje në shumë raste ato që thuhen janë të gabuara. Por..

botuar më 24-12-26 6.05.PD

Skulptori Jusein Jusuf shndërroi një shatërvan në një galeri në mes të pyllit

Si një galeri arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçe, rajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur..

botuar më 24-12-22 7.05.PD
Drejtori i Përgjithshëm i BTA Kirill Vëllçev ia dorëzon çmimin e madh

U dorëzuan çmimet në festivalin "Ritoni I Artë" në Plovdiv

Fitues të mëdhenj në edicionin e 28-të të Festivalit të Kinemasë Dokumentare dhe të Animuar Bullgare "Ritoni i Artë" janë filmi i animuar “Një sup i bardhë për një burrë të zi" i regjisorit Henri Kulev dhe filmi dokumentar "Dëshira e Gerit" nga Tonisllav..

botuar më 24-12-20 10.49.PD