Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 23 shkurtin

Temperaturat prapë po ulen

Foto: EPA/BGNES

Gjatë natës në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore reshjet e shiut do të kthehen në borë. Shirat do të vazhdojnë në rajonet e tjera të vendit, më intensive në Bullgarinë Qendrore.

Më 23 shkurt, temperaturat minimale do të jenë midis 2 ° dhe 7 °, në Sofje - rreth 1 °, maksimalet - midis 6 ° dhe 11 °. Do të mbetet kryesisht i vranët, ndërsa vende-vende do të ketë reshje të dobëta shiu.

Gjithashtu në zonat malore do të mbajë vranësira, vende-vende me reshje të dobëta bore. Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore e cila do të intensifikohet. Temperaturat maksimale në pushimoret do të ulen dhe do të jenë nga minus 3° në Aleko të malit Vitosha deri në plus 1° në Pamporovo të malit Rodopa. Rreziku i ortekëve jashtë pistave të trajtuara të skive mbetet i lartë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Bojko Borisov: "Kabineti "Zheljazkov" duhet të qeverisë edhe në pakicë"

"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ngarkimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve..

botuar më 25-02-27 11.51.PD

Plotësimi i vendeve vakante në ushtri - një synim kryesor në sektorin e mbrojtjes

Plotësimi i numrit të madh të pozitave vakante për personelin ushtarak dhe përmirësimi i statusit dhe motivimit të tyre social - ky synim kryesor është përfshirë në sektorin e mbrojtjes të Programit për Menaxhimin e Bullgarisë në periudhën 2025-2029...

botuar më 25-02-27 10.32.PD

Parashikimi i motit për 27 shkurtin

Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat ekstreme jugperëndimore të vendit. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë..

botuar më 25-02-26 7.40.MD