Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzika klasike bullgare pop në saundrakun e filmit “Kthim-2”

Foto: youtube

Pjesa e dytë e filmit “Kthim” u shfaq në ekran më 14 shkurt. Një pjesë e saundrakut të filmit është versioni i ri i këngës “Të fillojmë nga e para” nga repertori i këngëtarit Orlin Goranov, e cila tani është në duet të këngëtarëve Orlin Pavllov dhe Orlin Goranov. Muzika është e Aleksandër Brëzicov, teksti – i Mihaill Belçev.

Kënga u përfshi në albumin e parë të madh të këngëtarit Orlin Goranov. Ky interpretues i njohur bullgar për një periudhë jo të vogël këndonte edhe në skenën operistike. Kohët e fundit është pedagog në Universitetin Jugperëndimor në qytetin Bllagoevgrad. Adhuruesit e tij mund të shikojnë edhe si drejtues i një konkursi televiziv. I gjithë ky aktivitet i shumanshëm nuk e pengoi gjatë viteve të fundit të befasojë fansat e tij me këngë cilësore bullgare.

Për versionin e ri Orlin Goranov mori një ftesë nga Niki Iliev – regjisor i filmit “Kthimi 2”, të cilën e pranoi me gëzim. “Kam dashur prej kohësh të bëj diçka me Orlin Pavllov. E njoh prej kohësh – isha kolegë me prindërit e tij në Operën e qytetit Plovdiv” – thotë Olrin Goranov.

Ky duet i mrekullueshëm u bë shumë shpejt i famshëm së bashku me videon e xhiruar prapë nën regjinë e Niki Iliev. Aranzhimi i ri i këngës është vepër e Ivan Tishev, ndërsa në regjistrim janë Milen Kukosharov - tastierë dhe Mirosllav Ivanov - kitarë.

Të fillojmë nga e para

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pianistja Donka Angëçeva: Dua të krijoj diçka të bukur dhe me kuptim

Një nga fytyrat më të njohura të skenës muzikore austriake – e lindura në Plovdiv Donka Angëçeva, prej disa vitesh është pjesë e rrethit prestigjioz të artistëve të markës së famshme Bösendorfer Artists, midis të cilëve janë pianistë legjendarë si..

botuar më 25-09-16 7.05.PD
Mlladen Kojnarov

80-vjetori i lindjes së këngëtarit popullor Mlladen Kojnarov

Sot, 15 shtator, festojmë 80-vjetorin e lindjes së njërit prej këngëtarëve popullorë më karakteristikë, të njohur dhe të dashur nga malet e Rodopeve - Mlladen Kojnarov. I lindur më 15 shtator 1945 në fshatin Orjahovec, rajoni i Smoljanit, ai e filloi..

botuar më 25-09-15 5.05.PD
Emill Dimitrov

“Vendi im, Bullgaria ime”

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto:  arkiv, arkiv personal, BGNES

botuar më 25-09-12 7.05.PD