Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët në Krime – të harruar, por duke mos e harruar Bullgarinë

7
Ivan Abazher
Foto: arkiv personal

Gadishulli i Krimesë ndodhet pranë zonave të konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës. Ky ishte shkasi që Radio Bullgaria të kontaktojë Ivan Abazherin, kryetar i Autonomisë Rajonale Nacional-Kulturore Bullgare në Republikën e Krimesë "Paisij Hilendarski", për të mësuar se si jetojnë sot bullgarët atje dhe si ndihen për atë që po ndodh në Ukrainë.

Sipas fjalëve të Ivan Abazherit, sipas regjistrimit zyrtar të popullsisë gjatë vitit 2014, në Krime jetojnë rreth 2500 familje bullgare, disa prej tyre janë të përziera. Ato janë shpërndarë në territorin e Gadishullit, që është një sfidë e madhe për ruajtjen e gjuhës bullgare. Megjithatë, të rinjtë janë të interesuar ta mësojnë atë, dhe gjuha ruhet, edhe përmes aksesit online në media dhe ngjarjeve të organizuara nga “Paisii Hilendarski”. “Ne nuk jemi shumë, por të gjithë bullgarët këtu e dinë origjinën e tyre, e duan kulturën, zakonet bullgare. Organizata jonë ekziston për më shumë se 25 vjet” – thotë Abazher.


Biznesi bullgar nuk zhvillon veprimtari në Gadishull. Ivan Abazher thotë se janë bërë propozime nga organizata që ai përfaqëson, kanë ardhur delegacione nga Bullgaria në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Jaltë, por nuk ka pasur rezultate.

Bullgarët në Krime nuk e kanë dëgjuar idenë për të ashtuquajturën kartë “Bullgar” - një dokument me të cilin bashkatdhetarët tanë nga diasporat dhe familjet e tyre mund të vijnë në Bullgari, edhe nëse nuk kanë nënshtetësi bullgare. Por një problem më i madh për ta është se pasi Bullgaria, si shumica e vendeve, nuk e njeh Krimenë si subjekt të Federatës Ruse, ajo nuk u jep viza bullgarëve të Krimesë dhe ata nuk kanë mundësi të vizitojnë atdheun e tyre historik. Kështu, bullgarët e Krimesë gjenden në izolim pa të drejtë të udhëtojnë në Bullgari dhe në vendet evropiane. Ivan Abazher flet gjithashtu për paradoksin e mëposhtëm:

“Unë jam pjesëmarrës në shumë ngjarje ndërkombëtare në OKB, OSBE. Dhe kur të arrij në Gjenevë, Vjenë, Varshavë apo diku tjetër në një takim të këtyre organizatave ndërkombëtare, më jepet viza sepse jam deleguar dhe kam të drejtën të marr pjesë në këto institucione ndërkombëtare. Dhe është për të qeshur që kur e kaloj kufirin, doganierët nuk e dinë se çfarë të bëjnë me lejen time për të hyrë në këtë vend. Nuk mund ta imagjinoni se çfarë poshtërim i madh është e gjithë kjo, është absolutisht e padrejtë dhe është në kundërshtim me të gjitha këto "postulate" të predikuara nga vendet perëndimore - për lirinë e lëvizjes, të drejtat e njeriut, dhe më pas gjithçka ndodh në mënyrë krejt të ndryshme."


Sipas Abazherit ngjarjet në Ukrainë janë një çështje e vështirë, duke kujtuar se edhe bullgarët në Krime e kaluan këtë në 2014. “Ne e dimë se si është kur familja juaj, të afërmit tuaj, fqinjët janë kërcënuar fizikisht. "Ne ishim kërcënuar nga ana e Ukrainës dhe në Krime mund të ndodhte ajo që ndodhi në Odesë në maj 2014. Ajo që po ndodh në Ukrainë sot është rezultat i politikës agresive të botës perëndimore ndaj botës ortodokse," tha Abazher.

Ai na tregoi se pas vitit 2014, bullgarët në Krime morën statusin e autonomisë kulturore kombëtare. “Kjo na jep preferenca të mëdha në zhvillimin e kulturës, gjuhës, zakoneve dhe traditave”, thotë bashkëbiseduesi ynë. Autonomia Rajonale Nacional-Kulturore Bullgare në Republikën e Krimesë “Paisij Hilendarski” organizon shumë ngjarje në mbështetje të kulturës dhe traditave bullgare, thotë Ivan Abazher dhe jep një shembull:

“Këtë vit jemi duke përgatitur për të festuar 300 vjetorin e lindjes së Paisij Hilendarskit. Mendoj se me këtë festë do të promovojmë kulturën bullgare mes mbi 130 kombësive të tjera që jetojnë në Krime. Gjithçka që bëjmë në Krime në lidhje me temën bullgare ka qëllim ruajtjen e rrënjëve tona.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD