Në Bjellorusi kanë nisur negociatat ndërmjet delegacioneve ruse dhe ukrainase. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha se Moska nuk do të shpallë qëndrimin e saj zyrtar. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka thënë se është skeptik për arritjen e një përparimi.
Bullgaria po i bashkohet vendeve të tjera të BE-së dhe NATO-s që do të mbështesin Ukrainën me ndihmë humanitare dhe mbështetje ushtarako-logjistike, tha Kryeministri Kirill Petkov. Ekziston një listë kërkesash nga pala ukrainase, të cilat aktualisht janë duke u analizuar. Ne mund të sigurojmë ndihmë për disa prej tyre, tha Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Financave Asen Vasilev për Nova TV.
Nuk do të jap dorëheqjen, por vendimin ua lë partnerëve të koalicionit, ka shkruar në profilin e tij social ministri i Mbrojtjes Stefan Janev. Nga “Bullgaria Demokratike” kërkuan dorëheqjen e Stefan Janevit për shkak të mosdëshirës së tij për të përcaktuar sulmin rus ndaj Ukrainës si një luftë.
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropuan, Josep Borell, e quajti "papërgjegjësi gjigante" urdhrin e Presidentit Vladimir Putin që forcat bërthamore të Rusisë të jenë gati për shkak të ndihmës perëndimore për Ukrainën. Borrell theksoi se kjo nuk do ta pengojë BE-në për ta bërë të nevojshmen. Ministrat e jashtëm të BE-së kanë vendosur t'i japin Ukrainës armë për 500 milionë euro, duke përfshirë avionë luftarakë dhe karburant. Për herë të parë, BE-ja do të financojë furnizimin me armë për një vend të sulmuar.
Deputetët nga "DPS-Fillimi i Ri" i Deljan Peevskit propozojnë krijimin e një komisioni të përkohshëm për konstatimin e fakteve dhe rrethanave në lidhje me aktivitetet e George Sorosit dhe Alexander Sorosit dhe fondacioneve të tyre në territorin e..
Kontrata me Kompaninë Shtetërore Energjetike Turke “BOTASH” detyroi “Bulgargaz” me mbi 600 milionë leva (300 milionë euro), që shoqëria nuk është në gjendje t’i paguajë. Këtë deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një forum energjetik në Sofje,..
Eurodeputeti Ilija Llazarov deklaroi në qytetin Ruse se do të lobojë për ndërtimin e disa shluzave në pjesën bullgare të lumit Danub. Qëllimi i këtyre shluzave është të mbajnë nivelin e ujit në lumë dhe të mundësojnë lundrim gjatë gjithë vitit,..
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të..
Instituti kanadez "Fraser" i ka dhënë Bullgarisë një vlerësim prej 7.13 pikësh (nga maksimumi 10) në renditjen “Liria ekonomike në botë, 2025”. Me këtë..