2759 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. 74.5% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 12.3 për qind e 22 417 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i të sëmurëve aktivë u ul me 3173 në 215 521 veta. Në spitale janë shtruar 467 pacientë të infektuar. Pothuajse 88 për qind e tyre nuk janë të imunizuar. Numri i të shtruarve është ulur me 430 në 3198 veta. Në terapi intensive ka 473 pacientë.
99 persona me Covid të konfirmuar kanë vdekur në 24 orët e fundit. Më shumë se 86 për qind e të vdekurve nuk janë vaksinuar. 5833 njerëz janë shëruar.
Të hënën janë dhënë 2902 vaksina. 2045478 persona kanë përfunduar imunizimin.Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori..
Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite..