Historiku i kësaj kënge është pjesë e luftërave bullgare për pavarësinë kombëtare gjatë pushtimit pesëshekullor osman. Ajo u krijua nga Dobri Çintullov – një mësues dhe iluminist bullgar, luftëtar për liri kombëtare dhe kishtare, diplomant i Seminarit Teologjik në Odesë. Pikërisht atje ai krijoi tekstin e këngës. Ka shumë të ngjarë që melodia të përshtatej me një këngë të njohur në atë kohë, titulli i së cilës tashmë është e harruar. Një fat i tillë nuk ndodh kurrë me “Ku je ti dashuria besnike popullore” – një këngë simbol i zgjimit të një kombi. Një zgjim, që filloi me një “shkëndijë atdhedashëse” dhe u kthye në një “flakë të stuhishme”.
“Ku je, ti dashuria besnike popullore”, “Ngrihu, ngrihu, o trimi i Ballkanit”, “Era buçet, Ballkani rënkon” dhe disa këngë të tjera revolucionare të krijuara nga Dobri Çintullov, ngritën shpirtin e patriotëve bullgarë gjatë Kryengritjes së Prillit në vitin 1876 dhe Luftës Ruso-Turke, e cila e solli Çlirimin e Bullgarisë. Ato tingëllojnë edhe më sot me raste të ndryshme të lidhura me historinë bullgare duke përfshirë edhe me 3 marsin – Festën tonë Kombëtare.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkivViktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin televiziv "Zëri i Bullgarisë". Gjysmë viti më vonë prezantoi këngën e saj të parë “Flakadani” me muzikë..
Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e tyre e përbashkët është “Asnjë moment”. Grafa krijoi ritmin dhe një pjesë të melodisë ndërsa..
Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë solide skenike përkrah interpretuesve të njohur. E rritur në një familje muzikantësh, Valeria..
Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin..
Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e..