Historiku i kësaj kënge është pjesë e luftërave bullgare për pavarësinë kombëtare gjatë pushtimit pesëshekullor osman. Ajo u krijua nga Dobri Çintullov – një mësues dhe iluminist bullgar, luftëtar për liri kombëtare dhe kishtare, diplomant i Seminarit Teologjik në Odesë. Pikërisht atje ai krijoi tekstin e këngës. Ka shumë të ngjarë që melodia të përshtatej me një këngë të njohur në atë kohë, titulli i së cilës tashmë është e harruar. Një fat i tillë nuk ndodh kurrë me “Ku je ti dashuria besnike popullore” – një këngë simbol i zgjimit të një kombi. Një zgjim, që filloi me një “shkëndijë atdhedashëse” dhe u kthye në një “flakë të stuhishme”.
“Ku je, ti dashuria besnike popullore”, “Ngrihu, ngrihu, o trimi i Ballkanit”, “Era buçet, Ballkani rënkon” dhe disa këngë të tjera revolucionare të krijuara nga Dobri Çintullov, ngritën shpirtin e patriotëve bullgarë gjatë Kryengritjes së Prillit në vitin 1876 dhe Luftës Ruso-Turke, e cila e solli Çlirimin e Bullgarisë. Ato tingëllojnë edhe më sot me raste të ndryshme të lidhura me historinë bullgare duke përfshirë edhe me 3 marsin – Festën tonë Kombëtare.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkivNjë nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe..