Në fillim të Kreshmës së Madhe, e ashtuquajtura Dyzeta e Shenjtë, Patriarku bullgar Neofit u bëri thirrje ortodoksëve në Bullgari që të ndihmojnë ata që kanë nevojë për shkak të luftës vëllavrasëse në Ukrainë. Në fjalën e tij, Patriarku Neofit theksoi se Kisha e Shenjtë “nuk shfajëson dhe nuk mund të shfajësojë në asnjë formë dhe për asnjë arsye heqjen me forcë të jetës njerëzore, sepse Zoti është Ai që jep jetë. Sipas patriarkut bullgar, Kisha është gjithmonë në anën e së vërtetës dhe drejtësisë dhe për këtë arsye në këto ditë të vështira besimtarët janë thirrur të intensifikojnë lutjet e tyre për përfundimin e luftës dhe kthimin e popullit ukrainas në ekzistencën e tij paqësore.
Vendosja e të ashtuquajturit prindërimi automatik i përbashkët do të prekë mbi gjysmë milioni fëmijë, njoftoi sociologia Donna Pikard në një konferencë shtypi me temë "Prindërimi i detyrueshëm i përbashkët - një eksperiment i rrezikshëm me fëmijët e..
Të shtunën, në qendër të qytetit Stara Zagora do të kumbojnë kambanëzat e burrave të maskuar kur në qytet do të mbahet Festivali XXIV i Lojërave të Maskaradës. Veprimtaria do të fillojë me një paradë tradicionale të pjesëmarrësve. Babugerë,..
Të shtunën , pas reshjeve që priten gjatë natës, temperaturat minimale do të jenë 8 deri në 13 ° në mëngjes. Do të jetë rreth 11 ° në Sofje. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë të konsiderueshme. Era nga jug -perëndimi do të intensifikohet dhe do..
Katërmbëdhjetë persona të lënduar nga zjarri në një diskotekë në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut janë pranuar për mjekim në Bullgari,..
Stefania Aleksova, studente në kursin e dytë në Universitetin Amerikan në Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore), është një nga viktimat e zjarrit..
E marta do të jetë ditë zie kombëtare si shprehje solidariteti me fqinjin tonë më të afërt në Ballkan, deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov. Një..