Luftimet në Ukrainë po vazhdojnë. Civilët u evakuuan nga qyteti Sum me autobusë në drejtim të Poltavës. Por në Mariupolin e rrethuar, evakuimi dhe shpërndarja e ushqimit dhe ilaçeve dështoi pas një sulmi nga forcat ruse, raportoi agjencia UNIAN.
Korridoret humanitare u diskutuan edhe nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të viktimave civile. Vendet perëndimore i kanë bërë thirrje Rusisë që të lejojë kalimin e sigurt të civilëve në qytetet e rrethuara të Ukrainës dhe të dërgojë ndihma në zonat e luftimit.
“Rusia ofron korridore humanitare drejt Rusisë. Nuk mendoj se ka shumë ukrainas që duan azil në Rusi. Kjo është hipokrizi”, tha Nicolas De Riviere, Ambasadori i Francës në Kombet e Bashkuara.
Më shumë se 1 700 000 ukrainas janë larguar nga atdheu i tyre që nga fillimi i luftës, transmetoi agjencia e OKB-së për refugjatët. Bullgaria ka pranuar më shumë se 38 000 refugjatë, rreth 21 000 prej tyre kanë zgjedhur të qëndrojnë në vend.
Bullgaria mbështet sanksionet kundër Rusisë si një mjet për të ndaluar pushtimin e Ukrainës, por ndoshta do të kërkojë një përjashtim nga ndalimi i importeve të gazit natyror dhe naftës rus nëse një propozim i tillë i paraqitet BE-së, tha kryeministri Kiril Petkov për REUTERS.Në ditën e parë të vitit të ri 2025, në Qendrën e Shpëtimit të Kafshëve të Egra “Ballkani i Gjelbër” u pranuan gjithsej 606 zogj të borës së malit (Fringilla montifringilla), 591 prej të cilave të ngordhura. Informacioni për fatkeqësinë erdhi..
Ndryshimet “ndjehen në ajër”, studentët kthyen shpresën që e kishim humbur gjatë viteve dhe shoqëria duhet të normalizohet – këto janë mesazhet nga tribuna “Çfarë shoqërie aspirojmë”, e cila u zhvillua në sallën e Qendrës Kulturore në Caribrod njoftoi..
Pritet që nga 2 janari në kufirin mes Bullgarisë dhe Turqisë të vendoset një kontingjent ndërkombëtar policor me 100 oficerë nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria. Në dhjetor, ushtruesi i detyrës së ministrit të brendshëm bullgar Atanas Illkov..
Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na..
Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe..