Shteti, të gjithë qytetarët bullgarë dhe biznesi janë të siguruar me karburant. Nuk priten asnjë lloj problemi me furnizimin me karburant në Bullgari, si për naftën, ashtu edhe për benzinën dhe propan-butanin. Këtë e konfirmoi në një konferencë për shtyp ministri i energjetikës, Zheço Stankov, pas përfundimit të mbledhjes me kryeministrin Rosen Zheljazkov, në lidhje me tensionet në rritje në Lindjen e Mesme.
Stankov hodhi poshtë pretendimet nga disa qarqe se mbyllja e ngushticës së Hormuzit do të shkaktonte një rritje të menjëhershme të çmimit. "Shteti bullgar nuk varet drejtpërdrejt nga furnizimet nga ky rajon", theksoi ai. Një ngarkesë me këtë rrugë aktualisht është në rrugë drejt Bullgarisë, ka dalë nga rajoni përkatës dhe pritet të mbërrijë në Gjirin e Burgasit pas disa ditësh, sqaroi Stankov. Furnizimet e ardhshme për rafinerinë në Burgas janë gjithashtu të sigurura nga burime të tjera. Sipas ministrit, nëpër pikat e karburantit ka lëvizje të çmimit të karburanteve prej 3 deri në 5 stotinka (qindarka).
Nuk priten probleme as me furnizimet me gaz natyror.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTAQë prej brezash, dita e parë e shkollës është një emocion i vërtetë për çdo familje bullgare – tha Presidenti Rumen Radev gjatë hapjes së vitit të ri shkollor në Gjimnazin e Parë të Gjuhës Angleze në Sofje, raportoi BTA. Kryeministri Rosen..
Bullgaria është e gatshme të rrëzojë dronë rusë. Zona verilindore e vendit po monitorohet në mënyrë aktive – këtë e deklaroi për bTV ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Ai bëri të ditur se Sofja do të marrë një hua prej mbi 3 miliardë eurosh përmes..
Kërkesa për punonjës u rrit me 5% gjatë muajit gusht, që përkthehet në mbi 1700 vende pune më shumë krahasuar me korrikun, njoftoi për BTA një nga kompanitë më të mëdha të burimeve njerëzore në Bullgari. Megjithatë, krahasuar me të njëjtën periudhë të..
Kërkesa për punonjës u rrit me 5% gjatë muajit gusht, që përkthehet në mbi 1700 vende pune më shumë krahasuar me korrikun, njoftoi për BTA një nga..
Bullgaria është e gatshme të rrëzojë dronë rusë. Zona verilindore e vendit po monitorohet në mënyrë aktive – këtë e deklaroi për bTV ministri i mbrojtjes..
Që prej brezash, dita e parë e shkollës është një emocion i vërtetë për çdo familje bullgare – tha Presidenti Rumen Radev gjatë hapjes së vitit të ri..