Shteti, të gjithë qytetarët bullgarë dhe biznesi janë të siguruar me karburant. Nuk priten asnjë lloj problemi me furnizimin me karburant në Bullgari, si për naftën, ashtu edhe për benzinën dhe propan-butanin. Këtë e konfirmoi në një konferencë për shtyp ministri i energjetikës, Zheço Stankov, pas përfundimit të mbledhjes me kryeministrin Rosen Zheljazkov, në lidhje me tensionet në rritje në Lindjen e Mesme.
Stankov hodhi poshtë pretendimet nga disa qarqe se mbyllja e ngushticës së Hormuzit do të shkaktonte një rritje të menjëhershme të çmimit. "Shteti bullgar nuk varet drejtpërdrejt nga furnizimet nga ky rajon", theksoi ai. Një ngarkesë me këtë rrugë aktualisht është në rrugë drejt Bullgarisë, ka dalë nga rajoni përkatës dhe pritet të mbërrijë në Gjirin e Burgasit pas disa ditësh, sqaroi Stankov. Furnizimet e ardhshme për rafinerinë në Burgas janë gjithashtu të sigurura nga burime të tjera. Sipas ministrit, nëpër pikat e karburantit ka lëvizje të çmimit të karburanteve prej 3 deri në 5 stotinka (qindarka).
Nuk priten probleme as me furnizimet me gaz natyror.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTAPo lançohet një faqe e re interneti që do të shërbejë si një dosje e hapur mbi shkeljet e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, raportoi tribuna.mk. Në https://supportbginmk.eu/ , mblidhen dhe publikohen informacione mbi rastet e..
Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të BTA-së mbi menaxhimin akademik. Interesi në rritje i detyrohet jo vetëm tarifave, por edhe cilësisë së..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 18°. Në Sofje, do të jetë 11°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Para mesditës, do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi Bullgarinë Qendrore Veriore dhe Srednogorie,..
Projektraporti i Parlamentit Evropian mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së u miratua nga Komisioni i Punëve të..
Për shkak të mungesës së reshjeve, niveli i ujit në liqenin e Rezervatit “Srebërna” është vetëm 15 centimetra, gjë që përbën një kërcënim serioz për..
Drejtori i Kopshtit Zoologjik të Sofjes, Dobromir Borisllavov, bëri thirrje për respektimin e ligjeve dhe për një qëndrim të përgjegjshëm ndaj natyrës së..