Shteti, të gjithë qytetarët bullgarë dhe biznesi janë të siguruar me karburant. Nuk priten asnjë lloj problemi me furnizimin me karburant në Bullgari, si për naftën, ashtu edhe për benzinën dhe propan-butanin. Këtë e konfirmoi në një konferencë për shtyp ministri i energjetikës, Zheço Stankov, pas përfundimit të mbledhjes me kryeministrin Rosen Zheljazkov, në lidhje me tensionet në rritje në Lindjen e Mesme.
Stankov hodhi poshtë pretendimet nga disa qarqe se mbyllja e ngushticës së Hormuzit do të shkaktonte një rritje të menjëhershme të çmimit. "Shteti bullgar nuk varet drejtpërdrejt nga furnizimet nga ky rajon", theksoi ai. Një ngarkesë me këtë rrugë aktualisht është në rrugë drejt Bullgarisë, ka dalë nga rajoni përkatës dhe pritet të mbërrijë në Gjirin e Burgasit pas disa ditësh, sqaroi Stankov. Furnizimet e ardhshme për rafinerinë në Burgas janë gjithashtu të sigurura nga burime të tjera. Sipas ministrit, nëpër pikat e karburantit ka lëvizje të çmimit të karburanteve prej 3 deri në 5 stotinka (qindarka).
Nuk priten probleme as me furnizimet me gaz natyror.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTAKomisioni Evropian ka hapur procedura penalizuese kundër pesë vendeve, përfshirë Bullgarinë, për zbatimin e gabuar të ndryshimeve në rregullat evropiane të ujit të pijshëm, raporton BTA. Vendet duhej të zbatonin rregulloret e ndryshuara deri më 12..
Evakuimi i qytetarëve bullgarë dhe të huaj nga Izraeli u planifikua me kujdes nga diplomatët tanë në Sofje dhe ata në terren, njoftoi Kryeministri Rosen Zheljazkov në fillim të mbledhjes së qeverisë, raportoi gazetarja e BNR-së Cvetelina Stojanova...
Në një rend botëror dinamik, plot rreziqe dhe konflikte, është gjithnjë e më e vështirë të përfytyrohet e ardhmja. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev gjatë forumit “Green Transition”, i cili zhvillohet për të pestën herë në Sofje, njoftoi shërbimi..
Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që Bullgaria të mos përfshihet në konfliktet që po përshkallëzohen. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev për..
Natën do të jetë e kthjellët dhe pothuajse e qetë. Të martën, më 24 qershor , do të jetë përsëri me diell, pas mesditës në ultësira – me vapë. Do të..
Një delegacion bullgar i kryesuar nga kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë në takimin e NATO-së që fillon më 24 qershor në Hagë, me fokus në..