Evakuimi i qytetarëve bullgarë dhe të huaj nga Izraeli u planifikua me kujdes nga diplomatët tanë në Sofje dhe ata në terren, njoftoi Kryeministri Rosen Zheljazkov në fillim të mbledhjes së qeverisë, raportoi gazetarja e BNR-së Cvetelina Stojanova. Herët këtë mëngjes, 148 persona, nga të cilët 89 janë bullgarë, mbërritën në Aeroportin “Vasill Levski” të Sofjes.
“Qytetarë, punonjës, njerëz nga të gjitha profesionet, si dhe diplomatë - dua të falënderoj veçanërisht Ministrinë e Jashtme, si dhe diplomatët bullgarë, shërbimet bullgare”, tha Kryeministri.
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev shpjegoi se rruga nga Izraeli nëpërmjet Egjiptit ishte e preferuar në vend të asaj nëpërmjet Jordanisë.
“Siguria ishte shumë e rëndësishme, sepse bombardimet po ndodhin në territorin izraelit dhe ne duhej të garantonim rrugën më të sigurt të mundshme për automjetet me të evakuuarit”, tha Ministri. Ai shtoi se linjat telefonike të emergjencës dhe qendra e koordinimit vazhdojnë të punojnë për ata që kanë nevojë për ndihmë “në këtë situatë shumë të ndërlikuar që ne do të vazhdojmë ta monitorojmë”.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNESDuke filluar nga 8 tetori, do të vendosen sanksione efektive ndaj tregtarëve që nuk i përmbahen dispozitave të Ligjit për futjen e euros në Bullgari. Periudha e adaptimit, gjatë së cilës institucionet japin instruksione, po mbaron. Po fillojnë edhe..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të pushojnë, por gjatë ditës vranësirat do të mbeten të dendura mbi gjithë vendin. Moti do të mbetet..
Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi i tij u gjet gjatë një kërkimi nga shërbimi i zjarrfikësve. Ndërkohë, guvernatori i rajonit të..
Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi..
Kreu i partisë Veliçie, Ivelin Mihajllov, deklaroi në parlament se së bashku me partitë MEÇ dhe “Vëzrazhdane”, kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme..
Krëstjo Peev nga Shoqata Qytetare “Këshilli Publik” në Nesebër raportoi për Radion Kombëtare Bullgare për “njerëz të vdekur të bllokuar në hotele..