Aksionet e shumta, donacionet dhe përkushtimi i bullgarëve në ndihmë të refugjatëve të luftës në Ukrainë na dëshmojnë prej 12 ditësh se mirësia në shpirtrat tanë është ende e gjallë dhe ne dimë ta tregojmë.Shembulli i mirë i radhës në këtë drejtim është iniciativa e Shoqatës Kombëtare të Vullnetarëve në Republikën e Bullgarisë, qëllimi i së cilës është të gjejnë mundësisht një numër sa më të madh vullnetarësh, të cilët janë gati t’i ndihmojnë në të gjithë vendin. Numri i kandidatëve deri tani është mbi 150, si dhe 100 mjekë që bëjnë ekzaminime dhe japin ndihmë refugjatët që i kërkojnë sepse siç dihet, ata janë kryesisht gra me fëmijë, gra shtatzëna dhe njerëz të moshuar.
“Prandaj për ne ishte me një rëndësi të madhe të gjejmë mjekë, të cilët zotërojnë gjuhën ruse ose ukrainase, të cilët të jenë në një gatishmëri të ndihmojnë nevojtarët”- theksoi në një intervistë për Radio Bullgarinë Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Vullnetarëve në Republikën e Bullgarisë, Jasen Cvetkov.
Shoqata e cila është krijuar gjatë vitit 2014, bashkon qytetarë civilë që janë të gatshëm të ndihmojnë institucionet gjatë situatave emergjente.“Ndaj këtij momenti, anëtarët tanë janë mbi 40 bashki, zjarrfikësja, Shoqata Kombëtare e Bashkive, 7 klube që kryejnë aktivitete të ngjashme me formacionet vullnetare, si dhe individë të veçantë”- sqaroi Cvetkov dhe shtoi se, numri i formimeve vullnetare është 240 në të gjithë vendin.
Ata i përkasin bashkive dhe janë pjesë e sistemit të unifikuar të shpëtimit të vendit.Njerëzit në to kanë kaluar stërvitje të caktuara, disponojnë me pajisje të domosdoshme, me mjete mbrojtëse dhe veshje të përshtatshme. Ndaj këtij momenti në vend ka 3100 vullnetarë të regjistruar dhe të gatshëm për punë. Ndërhyrja e tyre kërkohet me urdhër të zjarrfikësve, kur nevojiten forca shtesë. Pas kësaj, kryetari i bashkisë së vendbanimit lëshon një urdhër për aktivizimin e skuadrës.”
Shoqata Kombëtare e Vullnetarëve në Republikën e Bullgarisë, punon aktivisht për rritjen e kulturës shoqërore në lidhje me fatkeqësitë e shkaktuara nga veprimtaria njerëzore ose nga ajo e natyrës, por Cvetkov pohon se kjo veprimtari kërkon përpjekje sistematike:
“Detyra jonë është të zbulojmë elementet, boshllëqet ose mangësitë që mungojnë në sistemin e reagimit gjatë fatkeqësive dhe të përpiqemi t’i plotësojmë ato për të bërë më efektiv. Organizojmë stërvitje të ndryshme, biseda dhe trajnime si për vullnetarët nga formacionet , kështu dhe për qytetarët, mes të cilëve janë fëmijët dhe nxënësit.”
Për këtë qëllim ata kanë në dispozicion një platformë mësimore online, e cila iu ndihmon të zhvillojnë një përgatitje teorike. “Ushtrimet praktike zhvillohen në vende të ndryshme të vendit. Shfrytëzojmë baza të zjarrfikëses, si dhe qendra mësimore dhe poligone në bashki të ndryshme - anëtare të shoqatës”- sqaroi Jasen Cvetkov.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES, Facebook /@navrb, arkiv
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..