Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Statistikisht, numri i të sapo infektuarve me Covid dhe i të shëruarve është pothuajse i barabartë

Foto: BGNES

2180 janë rastet e reja me koronavirus në Bullgari për 24 orët e fundit krahasuar me 2462 ditë më parë. 73 për qind e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 13,33% e 16 354 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.

Numri i të sëmurëve aktivë ka rënë me 156 në 207 567 veta. Në spitale janë shtruar 273 persona të infektuar. Mbi 82% prej tyre nuk janë të imunizuar. Numri i pacientëve të shtruar në spitale ka rënë me 135 në 2831. 357 persona të infektuar janë në terapi intensive.

Gjatë harkut të shënuar kohor prej 24 orësh vdiqën 41 persona me Covid të konfirmuar. 40 nga të vdekurit nuk ishin të vaksinuar. Janë shëruar 2295 persona, të martën janë bërë 1905 vaksina.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 26 janarin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në..

botuar më 25-02-25 7.35.MD

Revista LIK tregon historinë e 90-vjetorit të Radios Kombëtare Bullgare

Revista LIK e Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) ia kushtoi numrin e saj të muajit shkurt Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u prezantua sot, 25 shkurt, në një event të veçantë në Lobin e Mermerit të BNR-së. 25 janari shënoi 90 vjetorin e..

botuar më 25-02-25 5.51.MD

Presidenti dhe ministri i mbrojtjes: Na duhen më shumë para për mbrojtjen

“Analiza e gjendjes dhe përgatitjes së Forcave të Armatosura në vitin 2024” u prezantua në kuadër të Konferencës Vjetore të Shefit të Mbrojtjes Admiral Emill Eftimov në Sofje. Në fjalimet e tyre në këtë ngjarje, si presidenti Rumen Radev, ashtu..

botuar më 25-02-25 5.08.MD