Përshëndetje të nderuar miq! Fillon programi i ditës i Radio Bullgarisë më 9 mars, në të cilin së pari do të dëgjoni lajmet e fundit. Pas kësaj do t’ju prezantojmë temën “Kisha“40 Martirët е Shenjtë” është emblematike për historinë bullgare”. Kisha mesjetare është ndërtuar dhe e pikturuar me vullnetin e mbretit bullgar Ivan Asen II, për nder të fitores së tij të madhe mbi despotin epirot Teodor Komnin më 9 mars 1230 afër Kllokotnicës.
Programi do të mbarojë si zakonisht me rubrikën "Kënga e ditës", në të cilën do të dëgjoni këngën “Eja, o dashuri” në interpretim të këngëtares së madhe bullgare Lili Ivanova.
Ju ftojmë të ndiqni lajmet aktuale në sajtin tonë: bnr.bg.
Ju urojmë dëgjim të mbarë!
1:25 – Lajmet
10:45 – Histori
16:45 – Kënga e Ditës
Gëzuar Krishtlindjet! Në këtë program festiv më parë do t’ju tregojmë për ringjalljen e një tradite disi të harruar të bërjes së lodrave prej qelqi të Pemës së Krishtlindjeve. Pas kësaj, do t’ju ofrojmë një buqetë të tërë me..
Gëzuar Krishtlindjet! Ekipi i Radio Bullgarisë uron të gjithë miqtë tanë që festojnë sot! Ju urojmë nga zemra shumë shëndet, dashuri dhe ngrohtësi në familjet tuaja. Le t'ju sjellë Viti i Ri ëndrra të realizuara dhe mundësi të reja! Të dashur miq, ju..
Nata e Lindjes së Krishtit në kulturën tonë folklorike njihet me disa emra. Natyrisht, më shpesh ne e quajmë atë Natën e Buzmit. Në botën e krishterë Lindja e Krishtit pranohet si një festë e shpresës, e cila lind për të përmbushur zemrat e..