Në takimin e liderëve të BE-së në Versajë, Kryeministri Kirill Petkov do të insistojë për mbështetje financiare nga partnerët evropianë të të gjitha vendeve afër luftës në Ukrainë. "Duhet të shohim se ka mbështetje në nivel evropian për refugjatët - jo çdo vend mund të luftojë vetë," vuri në dukje ai. Kirill Petkov tha gjithashtu se Bullgaria duhet të mendojë për një skenar në të cilin Rusia do të ndalojë gazin. “Nuk besoj se kjo do të ndodhë, por e vetmja mënyrë për të përballuar një rast të tillë është ndalimi i eksportit të energjisë elektrike”, ka shtuar ai.
Nga 1 prilli deri më 31 maj do të forcohet mbrojtja e hapësirës ajrore të Bullgarisë me ndihmën e dy avionëve të Forcave Ajrore të Holandës, sipas një vendimi të qeverisë. Avionët nuk do të lejohen të përdorin armë, përfshirë zjarrin paralajmërues.
"Nuk kam asnjë vërejtje për shërbimet," tha Ministri i Mbrojtjes Dragomir Zakov në Kuvendin Popullor më herët sot. Dje, “Bullgaria Demokratike”, e cila është një partner koalicioni në qeveri, shprehu frikën se shërbimet speciale nuk disponojnë informacion të besueshëm në mënyrë që udhëheqja e lartë shtetërore të marrë vendimet e duhura në këtë moment të vështirë. Si një shembull ishte dhënë parashikimi i pasaktë se një ofensivë në shkallë të gjerë ruse kundër Ukrainës është joreale në muajt e ardhshëm. “Shërbimet japin informacion të saktë, por ndonjëherë ka dallime në vlerësimet në fund – kjo ishte më shumë për fillimin e krizës”, theksoi Ministri i Mbrojtjes.
Tashmë ka propozime nga ana e aleatëve se si të plotësohet grupi i batalionit që po formon vendi ynë për të forcuar krahun lindor të NATO-s, deklaroi Ministri Dragomir Zakov pas mbledhjes së mbyllur të komisionit parlamentar të mbrojtjes. Ai saktësoi se grupi mbetet në territorin tonë, por do të udhëhiqet nga komandanti i forcave të armatosura të NATO-s.Të premten temperaturat minimale do të jenë prej 6 deri në 11°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Në orët e paradites dukshmëria vende-vende do të jetë e zvogëluar në rrafshnalta dhe ultësira. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe..
Në një takim me ushtruesin e detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm Borisllav Sarafov, të afërmit e të vrarëve në aksidente kërkuan sërish një gjykim më të shpejtë dhe dënime më të ashpra për fajtorët. Prindërit nga shoqata “Engjëjt në rrugë”..
Njëqind ditë pas fillimit të punës, qeveria e Rosen Zheljazkov gëzon miratimin e 19.2për qind të qytetarëve bullgarë, ndërsa 66 për qind e tyre shprehin një qëndrim negativ, sipas të dhënave nga Agjencia Sociologjike "Mjara". Qëndrime të ngjashme..
Një tërmet me magnitudë 6.2 sipas shkallës Rihterme epiqendër në rajonin e Stambollit, u regjistrua sot në orën 12:49 të mesditës, sipas kohës lokale...
Një libër i veçantë ngushëllimesh u hap sot në Nunciaturën Apostolike në Sofje në lidhje me vdekjen e Papës Françesku. "Ai dinte të zhvillonte një..
Instituti INSAIT i Universitetit të Sofjes ka lançuar modelin e tij të parë linguistik në një gjuhë të huaj. MamayLM u krijua për shtetin ukrainas..