Në takimin e liderëve të BE-së në Versajë, Kryeministri Kirill Petkov do të insistojë për mbështetje financiare nga partnerët evropianë të të gjitha vendeve afër luftës në Ukrainë. "Duhet të shohim se ka mbështetje në nivel evropian për refugjatët - jo çdo vend mund të luftojë vetë," vuri në dukje ai. Kirill Petkov tha gjithashtu se Bullgaria duhet të mendojë për një skenar në të cilin Rusia do të ndalojë gazin. “Nuk besoj se kjo do të ndodhë, por e vetmja mënyrë për të përballuar një rast të tillë është ndalimi i eksportit të energjisë elektrike”, ka shtuar ai.
Nga 1 prilli deri më 31 maj do të forcohet mbrojtja e hapësirës ajrore të Bullgarisë me ndihmën e dy avionëve të Forcave Ajrore të Holandës, sipas një vendimi të qeverisë. Avionët nuk do të lejohen të përdorin armë, përfshirë zjarrin paralajmërues.
"Nuk kam asnjë vërejtje për shërbimet," tha Ministri i Mbrojtjes Dragomir Zakov në Kuvendin Popullor më herët sot. Dje, “Bullgaria Demokratike”, e cila është një partner koalicioni në qeveri, shprehu frikën se shërbimet speciale nuk disponojnë informacion të besueshëm në mënyrë që udhëheqja e lartë shtetërore të marrë vendimet e duhura në këtë moment të vështirë. Si një shembull ishte dhënë parashikimi i pasaktë se një ofensivë në shkallë të gjerë ruse kundër Ukrainës është joreale në muajt e ardhshëm. “Shërbimet japin informacion të saktë, por ndonjëherë ka dallime në vlerësimet në fund – kjo ishte më shumë për fillimin e krizës”, theksoi Ministri i Mbrojtjes.
Tashmë ka propozime nga ana e aleatëve se si të plotësohet grupi i batalionit që po formon vendi ynë për të forcuar krahun lindor të NATO-s, deklaroi Ministri Dragomir Zakov pas mbledhjes së mbyllur të komisionit parlamentar të mbrojtjes. Ai saktësoi se grupi mbetet në territorin tonë, por do të udhëhiqet nga komandanti i forcave të armatosura të NATO-s.Partia “Moral, Unitet, Nder” (MEÇ) ka sërish grupin e saj parlamentar. Ajo u rikthye pasi përfaqësuesit e popullit miratuan projekt-vendimin e "Ka një popull të tillë" me 170 vota "pro", 1 "kundër", dhe dy abstenime. Më herët gjatë ditës së sotme, dy..
Ministria e Arsimit dhe Shkencës po përgatit ndryshime legjislative për ndalimin e telefonave celularë në shkolla, njoftoi ministri Krasimir Vëllçev. Tekstet do t'u paraqiten deputetëve në maj ose qershor. “Dhe për momentin kemi ndalimin e..
Përkrahësit e partisë “Moral, Bashkim, Nder” (MEÇ) protestuan para Kuvendit Popullor dhe bllokuan qarkullimin në sheshin “Princi Aleksandri I” në shenjë proteste ndaj vendimit të kryetares së Kuvendit Popullor Natalija Kisellova për shpërndarjen e..
Kryeprokurorja evropiane Laura Kjoveshi nisi një hetim administrativ për shkeljet e mundshme të kryera nga prokurorja evropiane bullgare Teodora..
Pacienti i parë i shtruar për trajtim në vendin tonë pas zjarrit në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut, doli nga Spitali i kryeqytetit “Pirogov”...
“Stabiliteti i qeverisë varet nga arkitektët e shumicës – këta janë Borisov dhe Peevski, varet nga mirëkuptimi mes tyre, sepse ata merren me personelin..