Në takimin e liderëve të BE-së në Versajë, Kryeministri Kirill Petkov do të insistojë për mbështetje financiare nga partnerët evropianë të të gjitha vendeve afër luftës në Ukrainë. "Duhet të shohim se ka mbështetje në nivel evropian për refugjatët - jo çdo vend mund të luftojë vetë," vuri në dukje ai. Kirill Petkov tha gjithashtu se Bullgaria duhet të mendojë për një skenar në të cilin Rusia do të ndalojë gazin. “Nuk besoj se kjo do të ndodhë, por e vetmja mënyrë për të përballuar një rast të tillë është ndalimi i eksportit të energjisë elektrike”, ka shtuar ai.
Nga 1 prilli deri më 31 maj do të forcohet mbrojtja e hapësirës ajrore të Bullgarisë me ndihmën e dy avionëve të Forcave Ajrore të Holandës, sipas një vendimi të qeverisë. Avionët nuk do të lejohen të përdorin armë, përfshirë zjarrin paralajmërues.
"Nuk kam asnjë vërejtje për shërbimet," tha Ministri i Mbrojtjes Dragomir Zakov në Kuvendin Popullor më herët sot. Dje, “Bullgaria Demokratike”, e cila është një partner koalicioni në qeveri, shprehu frikën se shërbimet speciale nuk disponojnë informacion të besueshëm në mënyrë që udhëheqja e lartë shtetërore të marrë vendimet e duhura në këtë moment të vështirë. Si një shembull ishte dhënë parashikimi i pasaktë se një ofensivë në shkallë të gjerë ruse kundër Ukrainës është joreale në muajt e ardhshëm. “Shërbimet japin informacion të saktë, por ndonjëherë ka dallime në vlerësimet në fund – kjo ishte më shumë për fillimin e krizës”, theksoi Ministri i Mbrojtjes.
Tashmë ka propozime nga ana e aleatëve se si të plotësohet grupi i batalionit që po formon vendi ynë për të forcuar krahun lindor të NATO-s, deklaroi Ministri Dragomir Zakov pas mbledhjes së mbyllur të komisionit parlamentar të mbrojtjes. Ai saktësoi se grupi mbetet në territorin tonë, por do të udhëhiqet nga komandanti i forcave të armatosura të NATO-s.Bullgaria ka kërkuar të tërheqë kërkesën e saj në Komisionin Evropian për pagesën e këstit të dytë sipas Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, njoftoi Komisioni për BNR. Kërkesa u bë dje pas koordinimit me Komisionin, njoftoi..
Policia Kufitare ju kujton se në pjesën bullgare të urës së Danubit afër Ruse në kufirin tonë me Rumaninë janë duke u bërë riparime të mëdha, për këtë arsye është vendosur një organizim i përkohshëm i qarkullimit. Qarkullimi kryhet në një..
Të premten, temperaturat minimale do të jenë nga 7 deri në 12 gradë. Në Sofje temperatura do të jetë rreth 10°. Gjatë ditës, vranësirat mbi rajonet perëndimore dhe qendrore do të pakësohen dhe do të mbetet kryesisht me diell. Pas mesditës, do të..
"Sot, të bashkuar nga forca e besimit tonë në sakrificën shlyese të Jezu Krishtit, ne festojmë përsëri së bashku dhe frymëzohemi nga Ringjallja e..
Ditën e hënë do të jetë kryesisht me diell. Në disa vende në ultësira dhe lugina në orët e mëngjesit do të ketë mjegull afatshkurtër. Shi do të ketë..
Patriarku Daniil kremtoi shërbesën hyjnore për të ashtuquajturën Ngjallje të Dytë të Krishtit në kishën e kryeqytetit "Shën e Diela" (“Sveta Nedelja”)...