70 persona nisen nga Odesa me autobus për në Bullgari më 11 mars, tha për BNR Elena Vallkova nga Shoqata e Bullgarëve në Ukrainë. 100 persona të tjerë janë regjistruar dhe presin mundësinë e radhës për t'u larguar. Më shumë se 1000 njerëz janë evakuuar tashmë nga Jugu i Ukrainës. Gjendja e bullgarëve në Mariupolin e rrethuar është kritike, shtoi Vallkova. Nga 11 marsi do të hapen pikat e kontrollit në kufirin me Rumaninë, ku refugjatët ukrainas do të marrin një dokument mbrojtjeje të përkohshme. Me të, ata do të banojnë në vend ligjërisht, do të kenë të drejtën e punës, kujdesit shëndetësor, arsimimit dhe mbështetjes sociale.
Kryeministri Kirill Petkov në Versajë, ku po merr pjesë në Këshillin e Jashtëzakonshëm Evropian, i kërkoi BE-së të mbështesë financiarisht Bullgarinë dhe vendet fqinje të Ukrainës që pranojnë refugjatë.
Euroliderët kanë vendosur që BE-ja të fillojë bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën, por ato nuk do të zhvillohen sipas një një procedure të përshpejtuar.Qeveria kërkoi një takim urgjent me përfaqësuesit e Komisionit Evropian për shkak të prokurimit të anuluar për blerjen e 35 trenave sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Ministri i transportit Grozdan Karaxhov në komisionin përkatës..
Të premten temperaturat minimale do të jenë nga minus 7 deri në minus 2°, në Sofje – rreth minus 3°. Në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira të theksuara do të ketë në rajonet jugperëndimore, lindore dhe në..
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev theksoi se Bullgaria me përpikëri do të ndjekë konsensusin e arritur evropian në lidhje me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Georgiev theksoi se vendi ynë po vazhdon të zërë pozita të..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që..
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata..