Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare do të mbajë koncertin e saj të radhës më 11 mars në sallën e kryeqytetit “Bullgaria”. Violinistja Lia Petrova do të jetë soliste në Koncertin për Violinë dhe Orkestër të kompozitorit britanik William Walton, siç ishte planifikuar në fillim të sezonit. Pjesa tjetër e programit ka ndryshuar.
Në vend të simfonisë nr.2 të Brahmsit, do të interpretohen dy vepra që shprehin solidaritetin e muzikantëve bullgarë për atë që po ndodh në Ukrainë - uvertura simfonike "Stuhia" e Çajkovskit dhe "Muzika e heshtur" e kompozitorit ukrainas Valentin Silvestrov.
Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, dirigjenti Mark Kadin tha se koncerti u është kushtuar viktimave të luftës dhe se përzgjedhja e veprave, natyrisht, nuk është e rastësishme. Çajkovski e kompozoi uverturën e vet në vitin 1864, gjatë një vizite në rezidencën e princave Galicin, që ndodhet tani në territorin e Ukrainës, në një qytet që u bombardua. Në fund të koncertit do të interpretohet “Muzika e heshtur”. Maestroja thekson se koncerti nuk ka orientim politik, ai është në kujtim të viktimave nga të dyja palët.
“Kur je kufomë, nuk ka rëndësi se çfarë pasaporte ke në xhep. Ky tmerr në Ukrainë nuk ka asnjë justifikim - asnjë ambicie, asnjë gjeopolitikë, asnjë ide globale nuk mund të jetë një justifikim për fillimin e një lufte në vitin 2022”, tha Mark Kadin, i cili ka lindur në Donbas dhe ka jetuar atje në vitet e tij të hershme, pastaj - në Moskë. Që nga viti 2017 është kryedirigjenti i Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më 5 tetor, në sallën e dhomës "Bullgaria" në Sofje, Sllavin Peev do të festojë dy dekada në skenë me arie të njohura nga klasikët e operës. Së bashku me të para të pranishmëve do të dalë edhe pianistja dhe kompozitorja Bllagovesta Konstantinova...
Kori i Fëmijëve i Radios Komb;tare Bullgare (BNR) është ndër finalistët e konkursit prestigjioz ndërkombëtar për koret joprofesionale “ Le të këndojnë popujt ”, i cili mbahet nën kujdestarinë e Bashkimit Evropian për Radio dhe Televizion (EBU). Në..
Nga 4 deri më 6 tetor, Plovdiv do të bëhet kryeqyteti i kitarës. Kjo për shkak të festivalit GuitART, i cili për të nëntin vit radhazi do të na ofrojë një takim me kitaristë me famë botërore dhe grupe të reja me muzikantë të talentuar nga vende të..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën..