Shtëpia e Kaliopas është një nga ndalesat e detyrueshme të çdo një njeriu që dëshiron të prekë të shkuarën e qytetit tonë danubian Ruse, i njohur si "Vjena e Vogël". Në ndërtesën emblematike të Ruses, e ndërtuar në 1864, ndodhet Muzeu i Jetës Urbane. Këtu ndodhej dikur Konsullata e Prusisë. Sot, në ndërtesë është renditur një koleksion unik mobiliesh, veglash dhe aksesorësh nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe fillimi i shekullit të njëzetë.
Vizitorët e Muzeut mund të shohin se si kanë jetuar njerëzit e pasur të Ruses në Bullgarinë e Pasçlirimit. Kati i sipërm i ndërtesës është i mbuluar me afreske madhështore të artistit austriak Karl de Schauersberg. Gjithashtu ka një sallon, një sallë muzikore dhe një dhomë gjumi, tipike të kësaj epoke, me mobilie të bukura të importuara nga Vjena. Interes provokojnë edhe koleksionet e veshjeve moderne evropiane urbane, bizhuterive dhe aksesorëve të tjerë, si dhe të enëve të bukura prej argjendi dhe porcelani. Në njërën nga dhomat është ekspozuar pianoja e parë e madhe e importuar në Bullgari.
Me Shtëpinë e Kaliopas lidhet një legjendë për një dashuri të ndaluar mes guvernatorit të Provincës së Danubit Midhad Pasha dhe gruas së konsullit prusian Katerina Kalish. Publikimi "Shtëpia e Kaliopas ruan legjendat e qytetit Ruse" nga koleksioni i Radio Bullgarisë tregon për të dhe për thesaret që ruan sot Muzeu i Jetës Urbane.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më 17 dhe 18 tetor 2024 në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” do të mbahet konferenca shkencore ndërkombëtare “Paralelet ballkanike” kushtuar përvjetorit të 30-të të themelimit të degës së Ballkanistikës. Ballkanistika është..
Më 14 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Lartësimin e Kryqit të Nderuar. Kjo është ndër dymbëdhjetë festat kryesore të krishtera. Në këtë ditë ne kremtojmë gjetjen e Kryqit të Shenjtë në të cilin u kryqëzua Jezu Krishti. Sipas librave të..
Pikërisht 100 vjet më parë, më 12 shtator 1924 filloi shenjtërimi i Tempullit Monument “Shën Aleksandër Nevski”, ndërtuar “në shenjë mirënjohjeje ndaj popullit rus për Çlirimin e Bullgarisë nga zgjedha osmane në vitin 1878”, me ide të politikanit..