2393 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. Mbi 70% prej të infektuarve rishtazi nuk janë imunizuar. 13.1% e 18 262 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i të sëmurëve aktivë u ul me 901 në 195 420. Në spitale u shtruan 248 pacientë të rinj. Mbi 80 për qind prej tyre nuk janë të imunizuar. Numri i të shtruarve në spitale u ul me 243 në 2349 pacientë. 288 persona të infektuar janë në repartet e kujdesit intensiv.
Në harkun e shënuar kohor prej 24 orësh vdiqën 34 persona me Covid të konfirmuar. 31 nga të vdekurit nuk ishin të vaksinuar. 3260 persona u shëruan.
Të martën janë dhënë 2327 vaksina. Janë 2 054 562 persona me cikle imunizimi të përfunduara. 705 600 kanë doza përforcuese.
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori..
Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite..