Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Laura Koveshi: Po hetojmë mbi 120 raste të keqpërdorimit të fondeve të BE-së në Bullgari

Laura Koveshi
Foto: BGNES

Prokuroria Publike Evropiane mori një numër rekord ankesash nga Bullgaria dhe tashmë po heton mbi 120 raste, tha Prokurorja e Përgjithshme evropiane Laura Koveshi pas takimit të saj në Sofje me Kryeministrin Kirill Petkov.

“Morëm informacion për mashtrime me fondet e BE-së – më në veçanti të lidhura me prokurimet publike, abuzimet në bujqësi, ndërtim, fondet për rimëkëmbjen pas Covid-19”, saktësoi ajo.

Laura Koveshi tha gjithashtu, se Këshilli i Ministrave do të bëhet pikë kontakti me Prokurorinë Publike Evropiane dhe ky është një sinjal i qartë i një angazhimi të fortë në nivelin më të lartë. “ Morëm sinjale të shumta shkeljesh dhe tani është koha që autoritetet bullgare të fillojnë të punojnë për çështje shumë komplekse me ne, prandaj jemi këtu”, shtoi Prokurori i Përgjithshëm Evropian. Ajo theksoi rëndësinë që autoritetet bullgare të dërgojnë sinjale në Prokurorinë Publike Evropiane.

Laura Koveshi falënderoi Kirill Petkovin për vendosmërinë dhe vizionin e tij të qartë në luftën kundër korrupsionit. “Ne ndajmë të njëjtat prioritete, flasim të njëjtën gjuhë. Nëse nuk zbulohet mashtrim, nuk do të ketë hetim. Kjo është pika fillestare”, tha ajo. Nga ana e tij, kryeministri e cilësoi bisedimet gjithëpërfshirëse, me frymë konstruktive dhe me ambicien e përbashkët se do të punojnë së bashku për zbardhjen e shkeljeve, korrupsionit dhe krimeve që lidhen me fondet e BE-së.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryetarja e Kuvendit Popullor, kryeministri dhe presidenti uruan bullgarët për Ngjalljen e Krishtit

"Sot, të bashkuar nga forca e besimit tonë në sakrificën shlyese të Jezu Krishtit, ne festojmë përsëri së bashku dhe frymëzohemi nga Ringjallja e Tij. Na ndihmoftë të bëjmë vepra të mira!" Me këto fjalë Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija..

botuar më 25-04-20 1.12.MD

Parashikimi i motit për 20 prillin 2025

Gjatë natës, retë do të shpërndahen dhe do të pakësohen, dhe moti do të kthjellohet në shumë zona. Të dielën në mëngjes , do të ketë dukshmëri të reduktuar në disa ultësira dhe fusha. Temperaturat minimale do të jenë midis 5° dhe 10°, për Sofjen..

botuar më 25-04-19 7.15.MD

Vetëm në prill, gati 2,400 shoferë u detyruan të paguanin gjobat e tyre të papaguara përpara se të kalonin kufirin

Gjatë zbatimit të kontrollit kufitar dhe masave kompensuese, oficerët e Policisë Kufitare kryejnë gjithashtu kontrolle në sistemin e automatizuar të informacionit të Ministrisë së Brendshme për fletëpagesa elektronike të padorëzuara dhe për gjobat e..

botuar më 25-04-19 5.57.MD