Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tension në parlament dhe protesta para Këshillit të Ministrave

Foto: BGNES

Kryeministri Kirill Petkov komentoi në Facebook arrestimet e Bojko Borisovit dhe anëtarëve të tjerë të partisë GERB.

“Veprimet e Ministrisë së Brendshme tregojnë se askush nuk është mbi ligjin në Bullgari. Unë vetë dëshmova. Prokuroria evropiane është duke hetuar, por do të shohim se ku është Prokuroria bullgare dhe nëse përfundimisht do të jetë në anën e populli bullgar.”

Në parlament, Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Financave Asen Vasilev mohoi se kishte pasur represion gjatë arrestimeve. Sipas Vasilev, prokuroria u informua se buxheti u dëmtua me 555 milionë leva (270 milionë euro). Vasilev shtoi se për rastin është informuar edhe Prokuroria Evropiane.

Zëvendëskryeministrja Kornelija Ninova tha se ajo pret që hetimi të kryejë punën e vet dhe mohoi të ishte në dijeni paraprakisht për arrestimet dhe se nuk ndan mendimin se ato janë represion politik.

Presidenti Rumen Radev komentoi se nuk ndërhyn në punën e hetuesve, por nuk mendon se drejtësia ka triumfuar.

Gjatë leximit të deklaratave në sallën plenare parlamentare nga opozita GERB dhe partitë në pushtet të “Partisë së Ndryshimit” dhe BSP-së, pati debat dhe tension.

Kryetari i Kuvendit Popullor Nikolla Minçev dha një pushim prej 20 minutash. Deputetët e GERB dolën nga parlamenti dhe vajtën për të protestuar para Këshillit të Ministrave, ku të pakënaqur tashmë kanë bllokuar qarkullimin në qendër të kryeqytetit. Më pas demonstruesit vazhduan protestën drejt ministrive të financave dhe të brendshme.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria ka kërkuar të tërheqë kërkesën e saj në KE për pagesën e këstit të dytë në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë

Bullgaria ka kërkuar të tërheqë kërkesën e saj në Komisionin Evropian për pagesën e këstit të dytë sipas Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, njoftoi Komisioni për BNR. Kërkesa u bë dje pas koordinimit me Komisionin, njoftoi..

botuar më 25-04-18 12.29.MD

Ura e Danubit kalohet në një korsi, qarkullimi drejt Turqisë është normal

Policia Kufitare ju kujton se në pjesën bullgare të urës së Danubit afër Ruse në kufirin tonë me Rumaninë janë duke u bërë riparime të mëdha, për këtë arsye është vendosur një organizim i përkohshëm i qarkullimit. Qarkullimi kryhet në një..

botuar më 25-04-18 10.52.PD

Parashikimi i motit për 18 prill 2025

Të premten, temperaturat minimale do të jenë nga 7 deri në 12 gradë. Në Sofje temperatura do të jetë rreth 10°. Gjatë ditës, vranësirat mbi rajonet perëndimore dhe qendrore do të pakësohen dhe do të mbetet kryesisht me diell. Pas mesditës, do të..

botuar më 25-04-17 7.35.MD