Menko Menkov, avokat i ish-Kryeministrit Bojko Borisov, PR-it të tij Sevdelina Arnaudova dhe ish-Ministrit të Financave Vlladisllav Goranov, do të apelojë paraburgimin e tyre 24-orësh në Gjykatën Administrative të Sofjes. Afati i fundit është të enjten më 24 mars, tha ai për BNR. Gjykata e qytetit të Sofjes pritet të vendosë më vonë sot mbi kërkesat për miratim për kontrollin dhe sekuestrimin e shtëpive të tyre të paraqitura në fund të orarit të punës të premten më 18 mars. “Nga Borisov nuk u konfiskua asgjë, nga Arnaudova u konfiskuan materiale reklamuese nga fushatat e fundit zgjedhore me fytyrën e Bojko Borisovit dhe një fletore ku shkruhej Borisov”, tha avokati.
Ndërkohë, Ministria e Brendshme dorëzoi sërish në prokurori projekt-akuzat për të tre, pasi institucioni mohoi të premten se kishte dokumente të tilla.
Kontrata me Kompaninë Shtetërore Energjetike Turke “BOTASH” detyroi “Bulgargaz” me mbi 600 milionë leva (300 milionë euro), që shoqëria nuk është në gjendje t’i paguajë. Këtë deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një forum energjetik në Sofje,..
Eurodeputeti Ilija Llazarov deklaroi në qytetin Ruse se do të lobojë për ndërtimin e disa shluzave në pjesën bullgare të lumit Danub. Qëllimi i këtyre shluzave është të mbajnë nivelin e ujit në lumë dhe të mundësojnë lundrim gjatë gjithë vitit,..
Ndërtimi i një pjese të autostradës “Rilla”, e cila përfaqëson një degëzim të autostradës “Struma” dhe do të çojë drejt Maqedonisë së Veriut, do t’i jepet me koncesion një investitori privat. Këtë e deklaroi në qytetin Kjustendill ministri i..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të..
Gjashtëdhjetë e gjashtë ekipe nga katër vende do të marrin pjesë sot, 4 tetor, në garën automobilistike off-road “Mbreti i Trialit 2025” pranë..
Duke filluar nga 8 tetori, do të vendosen sanksione efektive ndaj tregtarëve që nuk i përmbahen dispozitave të Ligjit për futjen e euros në Bullgari...