Arrestimi 24-orësh i ish-Kryeministrit Bojko Borisov, ish-Ministrit të Financave Vlladislav Goranov dhe shefes së Qendrës së Qeverisë për shtyp Sevdalina Arnaudova më 17 mars është tema kryesore në politikën e brendshme të Bullgarisë dhe saga e akuzave të ndërsjella mes Prokurorisë dhe Ministrisë së Brendshme po vazhdon. Mbetet të shihet nëse qeveria do të jetë në gjendje të dëshmojë se po ndërmerr hapa për të realizuar premtimin me të cilin partia “Po e vazhdojmë ndryshimin” fitoi pozitën e liderit - “zero tolerancë ndaj korrupsionit”.
Sipas jurisit Ljubomir Talev, arrestimi i të treve është “një triumf i paligjshmërisë, pafuqisë dhe pseudo-ndërrimit”. Juristi e shprehu pozitën e vet para sajtit Novetica, duke saktësuar: “Triumf i padrejtësisë, sepse para shoqërisë nuk u paraqitën prova dhe argumente, të cilat justifikojnë urgjencën e arrestimit të një njeriu, pa një sanksioni nga ana e autoritetit të pavarur gjyqësor... Triumf i pseudo-ndërrimit, sepse të ashtuquajturat “parti të protestës” erdhën në pushtet me premtime për reforma në drejtësi, për ligjshmëri, për vendosjen e shtetit ligjor dhe garantimin e pavarësisë së gjyqësorit... Në të njëjtën kohë, ne po shohim të kundërtën.”Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare /BNR/, deputetja e GERB-it, Dani Kanazireva shpreh dyshimin se arrestimi i Borisovit është rezultat i një urdhri të Kryeministrit të tanishëm Kirill Petkov.
Kryetari i grupit parlamentar të "Bullgarisë Demokratike" Hristo Ivanov, nga ana e tij, mendon se këto veprime të policisë duhej të ndodhnin, pasi ka "shumë pyetje ndaj Bojko Borisovit" dhe të arrestuarve të tjerë për të cilat nuk kemi marrë përgjigje.
Përpjekja e ish-pushtetarëve të GERB-it - aktualisht forca më e madhe opozitare në Parlament, për ta paraqitur atë që ndodhi si një betejë midis shtetit të keq dhe Borisovit të mirë, nuk ka gjasa të jetë e suksesshme, parashikon politologu Strahill Delijski:
“Sigurisht që kjo do të ndikojë si një stimul për bashkimin e partisë. Vetëm një javë më parë në kongresin e saj partia deklaroi se GERB është Borisov dhe Borisov është GERB. Çdo komunitet reagon në këtë mënyrë kur është nën kërcënim. Megjithatë, partia nuk mund të rritet, sepse Borisov është ai që i mban ata të gjallë, por i pengon për t’u zhvilluar në një mjedis politik dinamik. Në një intervistë për BNR Plovdiv, politologu theksoi gjithashtu se aksioni ka pasur një efekt të vogël bashkues edhe sa i përket koalicionit qeverisës.
“Nuk po shoh se çfarë fituan nga kjo, përveç se edhe një herë thanë - ne jemi të mirët, Prokuroria është e keqe”, tha politologu Dimitër Ganev, duke komentuar veprimet e MPB-së. “Duhet të kesh prova të pakundërshtueshme për ta bërë një gjë të tillë dhe ta bësh këtë urgjentisht. Në momentin kur u skaduan 24 orët, efekti politik i ndalimit është se u arrit në rehabilitim të pjesshëm të GERB-it dhe të Borisovit. Nuk e di se çfarë kishin imagjinuar pushtetarët, por e gjithë kjo mund të kthehet si një bumerang”.
Sipas Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Financave Asen Vasilev, lirimi i Bojko Borisov dhe Vlladislav Goranovit pa akuza është "dështim i Prokurorisë, jo i qeverisë".
“Jemi dëshmitarë të refuzimit të Prokurorisë për të nisur procedimin paraprak dhe për të filluar mbledhjen e provave – vuri në dukje ai. – Nuk ka rëndësi se si quhesh, rregullat duhet të jenë të njëjta për të gjithë. Ministria e Brendshme ka kryer një veprim normal hetimor. Ky proces do të vazhdojë.”
Përpiloi: Joan KolevPërgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..