Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkupi dhe Sofja nënshkruan marrëveshje në fushën e arsimit, kulturës dhe sportit

Ministrat Denkov dhe Shaqiri
Foto: Ministria e Arsimit

Studentë nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të mund të studiojnë falas në shkollat ​​ e larta të vendit fqinj, sipas Programit për Bashkëpunim në Arsim, të nënshkruar nga ministrat Nikollaj Denkov dhe Jeton Shaqiri.

Çdo vit, dy qeveritë do të financojnë deri në 4 bursa për studime të plota, për trajnimin e 3 doktorantëve dhe do të japin deri në 5 bursa për 1 semestër. Për ta kandidatët do të aplikojnë për të gjitha specialitetet, përveç mjekësisë, artit dhe sportit, njofton BGNES.

Të dy vendet nënshkruan gjithashtu një program për bashkëpunimin në kulturë dhe memorandume partneriteti në fushën e rinisë dhe sportit. Ato përfshijnë një kalendar të përbashkët kulturor, bursa për artistë të rinj, ekspozita të të rinjve dhe madje një ndeshje miqësore futbolli midis dy qeverive.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 9 janarin

Mëngjesin e së enjtes do të krijohet mjegull në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 5°, në rajonet ekstreme lindore 8-10°, në Sofje rreth 1°. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17°, më të ulëta, deri..

botuar më 25-01-08 7.30.MD

DB kërkon që emri i kryeministrit të përcaktohet në një takim lidershipi

“Bullgaria Demokratike” (DB) përmes një mesazhi për mediat deklaroi se kërkon që propozimet për kryeministër dhe përbërja e Këshillit të Ministrave të diskutohen në një takim lidershipi dhe pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare të menaxhimit...

botuar më 25-01-08 2.31.MD

Partitë përcaktuan prioritetet e tyre në seancën e re parlamentare

Seanca e re plenare e Kuvendit Popullor nisi me deklarimet për prioritetet e partive. Për GERB-SDS detyrë kryesore është formimi i një qeverie të rregullt dhe një mazhorancе të qëndrueshme qeverisëse, deklaroi deputeti Toma Bikov. Ai shpjegoi se në javët në..

botuar më 25-01-08 1.46.MD