1552 janë rastet e reja me Covid në vend në 24 orët e fundit. Ato janë ulur me 391 krahasuar me një ditë më parë. 67.8% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 11.92% e 13.017 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i të sëmurëve aktivë është pothuajse i pandryshuar - 191 254. Në spitale janë shtruar 188 pacientë të infektuar. 79.26% e tyre nuk janë të imunizuar. Numri total i pacientëve të shtruar në spital është 2025 veta. 233 janë në terapi intensive.
Njëzet e pesë persona me Covid të konfirmuar vdiqën gjatë 24 orëve të fundit. 22 nga të vdekurit nuk ishin të vaksinuar. 1555 njerëz u shëruan.
Të mërkurën janë dhënë 2082 vaksina. 2 048 442 persona kanë përfunduar imunizimin.Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje . Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në eurozonë. Kjo u bë e qartë nga një intervistë të tij për BTA, në..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren bullgare Sllavena Gergova dhe ambasadorin e BE-së në Izrael Dimitër Cançev, si dhe popullin dhe..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori..
Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite..