Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mediat publike në Bullgari me një koncert bamirësie në ndihmë të popullit të Ukrainës

Drejtori i BNR-së Milen Mitev: Mjetet do të mblidhen në llogaritë e Kryqit të Kuq Bullgar, nuk do të “konkurrojmë”, duam të ndihmojmë

Radioja Kombëtare Bullgare
Foto: BNR

Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) në bashkëpunim me Televizionin Kombëtar bullgar (BNT) dhe Teatrin Popullor “Ivan Vazov” organizuan një fushatë në mbështetje të viktimave të luftës. Ajo do të fillojë me një koncert bamirësie "Së bashku për Ukrainën", organizuar nga media jonë me pjesëmarrjen e dy prej formacioneve muzikore të BNR-së - Big Bendi dhe Kori Miks i Radios Kombëtare Bullgare. Aktiviteti do të mbahet më 28 mars në orën 19:00 në Teatrin Popullor “Ivan Vazov” dhe do të zhvillohet nën patronazhin e Presidentit të Bullgarisë Rumen Radev.

“Si media publike, BNR nuk duhet vetëm të promovojë dhe mbështesë kauza të dobishme shoqërore, por edhe të organizojë të tilla – thotë drejtori i përgjithshëm i BNR-së Milen Mitev. - Ne duhet të jemi më aktivë për të mirën e shoqërisë. Përveç se krijon radio-programe, me gjashtë formacionet e saj muzikore Radioja Kombëtare zhvillon një veprimtari shumë serioze në fushën e kulturës dhe pikërisht kultura dhe muzika, si gjuhë universale, na ndihmojnë t’i kapërcejmë dallimet.

Milen Mitev

Mjetet, për sigurimin e të cilave shpresojmë të ndihmojmë, do të mblidhen nga Kryqi i Kuq, nuk do të hapim llogari të veçanta. Nuk do të “konkurrojmë”, duam të ndihmojmë "

Gjatë koncertit, i cili do të transmetohet drejtpërdrejt nga Radioja Kombëtare Bullgare, si dhe në periudhën para transmetimit televiziv dhe online më 3 prill, Radioja Kombëtare Bullgare do të promovojë llogaritë e Kryqit të Kuq. Fondet e mbledhura do të shpërndahen sipas rregullave për ndihmën për refugjatët nga Ukraina.

Teatri Popullor „Ivan Vazov“

Cilat janë mësimet në këtë situatë për ne - si njerëz dhe si profesionistë?

“Mbi të gjitha, për ne si qenie njerëzore, mësimi është se asgjë, madje as paqja, nuk mund të konsiderohet si një dhuratë, ne duhet të luftojmë për të, ta ruajmë atë në çdo kohë dhe në çdo gjë që bëjmë. Si media publike ne kontribuojmë deri diku në formimin e qëndrimeve në shoqëri, në mënyrë që secili të krijojë mendimin e tij për rastet me të cilat përballet dhe kjo përgjegjësi duhet ta marrim me forcë edhe më të madhe. Në një situatë krize, bëhet e qartë se cila është rëndësia e çdo një institucioni dhe këtu mediat publike duhet të zënë vendin e tyre duke i dhënë publikut informacion të plotë, të saktë, me kohë, këndvështrime të ndryshme duke luftuar kundër dezinformimit që është kudo rreth nesh."

BNR po përpiqet në të gjitha mënyrat e mundshme t'i ndihmojë refugjatët, tha Milen Mitev. “Aktualisht në Hollin e Mermerit (përballë Studios së Parë) në godinën e Radios ka një ekspozitë bamirësie, e cila do të zgjasë edhe disa javë dhe mjetet e grumbulluara do të përdoren për të ndihmuar refugjatët. Ne gjithashtu mbështesim një sërë nismash në këtë drejtim, duke u përpjekur të kontribuojmë në zbutjen e kësaj krize dhe të gjendjes së njerëzve”, tha në përfundim drejtori i përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare.

Më shumëhollësi për interpretuesit dhe programin e koncertit të 28 marsit, tregon Ljubomir Denev-biri, dirigjent i ftuar i Big Bend-it të Radios Kombëtare Bullgare:

Lubomir Denev-biri

“Në thelbin e programit janë "Koncertet sakrale" nga Duke Ellington - për korin e madh klasik dhe orkestrën e xhazit. Elena Sirakova do të jetë soliste. Me interpretime të veta do të marrë pjesë edhe klarinetisti i madh bullgar Borisllav Jocov. Ai do të interpretojë "Suitë filmi"- me muzikë të Vili Kazasjanit, dhe dy pjesë të tjera. Koncerti do të fillojë me performancën e Biljana Mitevës - bullgare besarabe nga Ukraina. Ne po përgatitemi shumë seriozisht, si për çdo koncert, por këtë herë kauza është e veçantë. E dimë se nuk jemi në gjendje të ndikojmë në një luftë, por të paktën mund të ndihmojmë në mbledhjen e fondeve. Ky koncert do të transmetohet në të gjitha programet e BNR-së, dëgjuesit do të mund të dërgojnë mesazhe telefonike, me të cilat në fakt do të dërgojnë ndihma humanitare për viktimat”.

“Le të jemi njerëz!” është mesazhi kryesor i kryeveprës në koncert – tha Ljubomira Aleksandrova, dirigjente e Korit Miks të Radios Kombëtare Bullgare.

Ljubomira Aleksandrova

“Koncertet sakrale” është një vepër që bashkon veprat e Ellington, rolin kryesor e luan suita “Liria” /“Freedom”/, e cila tregon dëshirën e njerëzve për liri dhe dashuri, për të jetuar në një botë të lirë, siç e meritojnë. Ka edhe disa lutje drejtuar Zotit, është një muzikë jashtëzakonisht e bukur. Në njërën prej tyre ka një mesazh simbolik: "Lani duart!" Lani fytyrën! Lani zemrat dhe shpirtrat!” Është shumë bukur të kujtohemi se duhet të hapim zemrat, të qetësojmë shpirtrat tanë dhe të jemi ajo për të cilën kemi ardhur në këtë botë, për të qenë njerëz. Kjo vepër na jep mundësinë ta dërgojmë mesazhin tonë për liri kundër luftës.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BNR, arkiv


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një tjetër njohje e muzikës sonë amtare në këngën "Përgjithmonë"

Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..

botuar më 24-11-11 6.10.PD

Këngët e Kiçka Savovës mbledhin të rinj të talentuar në një master klasë në Plovdiv

Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..

botuar më 24-11-08 1.10.MD

Iskrena Jordanova – një muzikante e shquar që ia kushtoi zemrën muzikës barok

Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..

botuar më 24-11-06 7.50.PD