Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, në vendin tonë hyrën 125 500 shtetas ukrainas. Prej tyre 58 000 ukrainas mbeten në territorin tonë. Kjo është me 2500 refugjatë më shumë se sa një ditë më parë. 16 220 persona morën mbrojtje të përkohshme, dhe pothuajse 40 000 janë të akomoduar në hotele dhe baza hoteliere, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit “Bullgaria për Ukrainën”.
Një raund i ri bisedimesh midis Ukrainës dhe Rusisë për t'i dhënë fund luftës do të zhvillohet në Stamboll midis 28 dhe 30 marsit. Kievi është i gatshëm të negociojë neutralitetin me Rusinë, tha Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në një intervistë për mediat opozitare ruse. Zelenski tha se me luftën Rusia ka asgjësuar qytetet rusishtfolëse në Ukrainë.
"Garancia e sigurisë dhe neutralitetit, statusi pa armë bërthamore - ne jemi të gatshëm të flasim për këtë," tha Zelenski për qëndrimin e Ukrainës, duke shtuar se ata janë të gatshëm të njohin rusishten si gjuhë zyrtare në Ukrainë.
Zjarre të reja kanë shpërthyer pranë termocentralit bërthamor të okupuar Çernobil, thanë autoritetet ukrainase. Ata bënë thirrje për "çmilitarizimin" e sektorit nën kujdesin e OKB-së për të kontrolluar zjarrin.
Ushtria ukrainase ka zmbrapsur 5 sulme në rajonet Doneck dhe Lugansk. Për shkak të humbjeve të mëdha, Rusia ka tërhequr dy grupe taktike batalionesh nga rajoni i Kievit, tha Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.
Në qendër të Sofjes u mbajt një maratonë rock 4-orëshe "Ne jemi me ju" në mbështetje të Ukrainës. Mijëra bullgarë me flamuj ukrainas marshuan në Sheshin e Pavarësisë dhe në zonën përreth.
Manifestimet e solidaritetit për Ukrainën po vazhdojnë në Sofje. Më 28 mars është organizuar një koncert bamirës "Së bashku për Ukrainën" nga Radioja Kombëtare Bullgare dhe Televizioni Kombëtar Bullgar.Në shërbimet për Pashkën e tij të fundit, Papa Françesku u shfaq para besimtarëve me një omofor, të marrë si dhuratë gjatë vizitës së tij në Bullgari në vitin 2019. Omofori vjen nga fjala greke për "mbulesë", "vello" dhe është pjesë e veshjes..
Iniciativa bamirëse e presidentit Rumen Radev “Mbështet një Ëndërr” po tërheq mbështetjen e muzikantëve, stilistëve, dizajnerëve dhe donatorëve, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. Një mbrëmje mature e organizuar nga presidenti çdo pranverë..
Qytetarët solidarë do të mbështesin sonte familjet rome nga lagjja "Zaharna Fabrika" e kryeqytetit, të cilat mbetën pa strehë më 15 prill të këtij viti pasi shtëpitë e tyre u shembën. Atëherë administrata komunale siguroi se po u ofron ndihmë të..
Një tërmet me magnitudë 6.2 sipas shkallës Rihterme epiqendër në rajonin e Stambollit, u regjistrua sot në orën 12:49 të mesditës, sipas kohës lokale...
Djali i presidentit amerikan - Donald Trump Jr. dhe Gila Gamliel, Ministre e Shkencës dhe Teknologjisë e Izraelit, do të marrin pjesë në një forum..
Një libër i veçantë ngushëllimesh u hap sot në Nunciaturën Apostolike në Sofje në lidhje me vdekjen e Papës Françesku. "Ai dinte të zhvillonte një..