“Ejani dhe vendosni vetë nëse dhe çfarë do të pëlqeni nga Bullgaria, por mos u ndikoni nga ajo që dëgjoni apo lexoni për vendin tonë”- një këshillë të tillë ndaj të huajve jep një vietnamez, i cili është rritur në Bullgari dhe është kthyer në një qytetar të botës.
Emri i tij është Vu Nguen. Ai ka lindur në Vietnam, por kur është 11 vjeç mbërrin në Bullgari me familjen e tij. Fëmijërinë dhe adoleshencën i kalon në qytetet Burgas dhe Sofje, kurse pasi përfundon gjimnazin, niset për në Shtetet e Bashkuara. Atje mëson biznes dhe shkenca kompjuterike, por shpejt riorientohet në pikturë dhe përfundimisht diplomohet në gazetari. Fillon punë si një redaktor grafik për gazetën “Nju Jork Tajms”, më vonë ndihmon në përpunimin e një ueb platforme të re të kanalit televiziv amerikan - En Bi Si. Gjatë kohës së studimit të tij në Karolinën Veriore, Vu takon bashkëshorten e tij të ardhshme - bullgaren Ralica, programuese në Microsoft. Vendimin që të kthehen në Bullgari të dy e marrin në mënyrë spontane gjatë vitit 2013.
“Ne kishim ndërtuar karriera të suksesshme, por nuk kishim kohë që t’u gëzohemi arritjeve tona”, thotë sot Vu Nguen.
Jeta më e qetë në vendin tonë, afërsia pranë familjeve, si dhe kuzhina e shijshme bullgare janë motivet bazë, të cilat e anojnë peshoren dhe ata transferohen përgjithmonë në atdheun tonë.
Biznes ideja e parë, të cilën e zhvillojnë tek ne, është e lidhur me një platformë online për një arsimim financiar. Shkaku - vërejtjet e Vu Nguen mbi zakonet e konsumit të bullgarëve dhe aftësinë e pamjaftueshme të kursejnë dhe të arsyetojnë mirë shpenzimet e tyre.
“Kuptohet se kjo nuk është e vlefshme vetëm për bullgarët, por për të gjithë botën perëndimore - pohon në një intervistë për Radio Bullgarinë vietnamezi. - Prej viteve të gjata jetojmë në paqe dhe në qetësi, dhe njerëzit janë mësuar se ndokush aty gjithmonë do t’i shpëtojë. Mezi rreth 4% nga rrogat e njerëzve përdoren për kursim, tregojnë të dhënat e një studimi të bërë në Shtetet e Bashkuara. Derisa në Kinë, kjo përqindje arrin deri më 40. Unë akoma si i vogël jam i edukuar që të mos blej asgjë të cilën nuk do ta përdor. Gjithmonë duhet të mendojmë për një shumë parash të kursyera, të cilat mund të na shpëtojnë në kohëra të vështira dhe të pasigurta”.
Momenti i tanishëm është një dëshmi kategorike për këtë. Kaloi më se një muaj nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë. Efekti i tij afatgjatë në të gjitha sferat e ekonomisë evropiane dhe mënyrën e jetesës është ende i paparashikueshëm, por në Bullgari tashmë ka një ndikim serioz në çmimet e një sërë mallrash në rrjetin e shitjes me pakicë.Blerja e tepruar në panik e sipër të artikujve më të nevojshëm, i shkaktuar nga frika se do të kthehet në deficit, nuk është një reagim i mirë në një moment të tillë - është i bindur Vu Nguen:
“Nuk mendoj se duhet të biem në panik dhe të grumbullojmë shumë gjëra. Është normale që çmimet të ecin tatëpjetë në një situatë krize, në të cilën gjendemi. Por, sipas meje, pikërisht tani është momenti që njerëzit të privohen prej shpenzimeve të cilat nuk u janë të nevojshme. Është e rëndësishme të blejmë kaq gjëra, saqë ato të na arrijnë për një muaj”.
Është shumë më mirë që paratë e kursyera të investohen në aktive fikse, të cilat sjellin ndonjë farë të ardhure.
“Të shumta janë mundësitë që të investoni kursimet tuaja. Sigurisht që më mirë është të mos jenë në bitkojne, meqenëse tregu i tyre nuk është vend për secilin. Por, ka fonde shumë më të ndryshme, firma të softuerit ose firma të bioteknologjisë, ose kompani të sigurimeve”.
Vu Nguen duket se është nga njerëzit të cilët pëlqejnë të planifikojnë, por me një zell për të realizuar ide të reja. Kështu ai zhytet dhe në nismën e tij të dytë - një restorant personal në të cilin disa vjet me radhë i përkushtohet pasionit të tij për të gatuar. Por, sot përsëri shikon drejt kompanive fillestare dhe sferës IT. Projekti aktual, mbi të cilin po punon përsëri është i lidhur me kursimet dhe për më tepër me mundësitë që ambientet e zyrave me qira të shfrytëzohen ne mënyrën me efikase dhe me më pak kosto.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman(1878), arkitektë nga Evropa u dyndën në Sofje, kryeqytetin e ri bullgar të shpallur në vitin 1879, për t'i dhënë asaj një pamje moderne dhe një organizim funksional. Në vitet 90-të të shekullit XX,..
Pasi i kushtoi 23 vite të jetës së tij Marinës Mbretërore, britaniku Darren Carter vendosi të tërhiqej në vitin 2013. Ai pranon se për vite me radhë ka lundruar pa qëllim nëpër “ujërat e trazuar të jetës” – nga puna në punë, nga vendi në vend. Derisa..
Kodet e identitetit janë baza e gjenealogjisë - një shkencë që merret me prejardhjen e brezave, me origjinën njerëzore, me lidhjet farefisnore. Kodet e identitetit na dallojnë si njerëz - është i bindur për këtë asistenti kryesor Rosen Gacin nga..
"Dy ditët më të rëndësishme në jetë janë dita kur keni lindur dhe dita kur e zbuloni pse." Ky është një mendim që i atribuohet shkrimtarit të famshëm Mark..