Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vu Nguen – një vietnamez, i cili ka gjetur veten në Bullgari

Zakonet konsumatore të bullgarëve ia sugjerojnë Vu Nguenit idenë e parë të biznesit të realizuar në vendin tonë

Foto: arkiv personal

“Ejani dhe vendosni vetë nëse dhe çfarë do të pëlqeni nga Bullgaria, por mos u ndikoni nga ajo që dëgjoni apo lexoni për vendin tonë”- një këshillë të tillë ndaj të huajve jep një vietnamez, i cili është rritur në Bullgari dhe është kthyer në një qytetar të botës.

Emri i tij është Vu Nguen. Ai ka lindur në Vietnam, por kur është 11 vjeç mbërrin në Bullgari me familjen e tij. Fëmijërinë dhe adoleshencën i kalon në qytetet Burgas dhe Sofje, kurse pasi përfundon gjimnazin, niset për në Shtetet e Bashkuara. Atje mëson biznes dhe shkenca kompjuterike, por shpejt riorientohet në pikturë dhe përfundimisht  diplomohet në gazetari. Fillon punë si një redaktor grafik për gazetën “Nju Jork Tajms”, më vonë ndihmon në përpunimin e një ueb platforme të re të kanalit televiziv amerikan - En Bi Si. Gjatë kohës së studimit të tij në Karolinën Veriore, Vu takon bashkëshorten e tij të ardhshme - bullgaren Ralica, programuese në Microsoft. Vendimin që të kthehen në Bullgari të dy e marrin në mënyrë spontane gjatë vitit 2013.

“Ne kishim ndërtuar karriera të suksesshme, por nuk kishim kohë që t’u gëzohemi arritjeve tona”, thotë sot Vu Nguen.

Jeta më e qetë në vendin tonë, afërsia pranë familjeve, si dhe kuzhina e shijshme bullgare janë motivet bazë, të cilat e anojnë peshoren dhe ata transferohen përgjithmonë në atdheun tonë.

Biznes ideja e parë, të cilën e zhvillojnë tek ne, është e lidhur me një platformë online për një arsimim financiar. Shkaku  - vërejtjet e Vu Nguen mbi zakonet e konsumit të bullgarëve dhe aftësinë e pamjaftueshme të kursejnë dhe të arsyetojnë mirë shpenzimet e tyre.

“Kuptohet se kjo nuk është e vlefshme vetëm për bullgarët, por për të gjithë botën perëndimore - pohon në një intervistë për Radio Bullgarinë vietnamezi. - Prej viteve të gjata jetojmë në paqe dhe në qetësi, dhe njerëzit janë mësuar se ndokush aty gjithmonë do t’i shpëtojë. Mezi rreth 4% nga rrogat e njerëzve përdoren për kursim, tregojnë të dhënat e një studimi të bërë në Shtetet e Bashkuara. Derisa në Kinë, kjo përqindje arrin deri më 40. Unë akoma si i vogël jam i edukuar që të mos blej asgjë të cilën nuk do ta përdor. Gjithmonë duhet të mendojmë për një shumë parash të kursyera, të cilat mund të na shpëtojnë në kohëra të vështira dhe të pasigurta”.

Momenti i tanishëm është një dëshmi kategorike për këtë. Kaloi më se një muaj nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë. Efekti i tij afatgjatë në të gjitha sferat e ekonomisë evropiane dhe mënyrën e jetesës është ende i paparashikueshëm, por në Bullgari tashmë ka një ndikim serioz në çmimet e një sërë mallrash në rrjetin e shitjes me pakicë.

Blerja e tepruar në panik e sipër të artikujve më të nevojshëm, i shkaktuar nga frika se do të kthehet në deficit, nuk është një reagim i mirë në një moment të tillë - është i bindur Vu Nguen:

“Nuk mendoj se duhet të biem në panik dhe të grumbullojmë shumë gjëra. Është normale që çmimet të ecin tatëpjetë në një situatë krize, në të cilën gjendemi. Por, sipas meje, pikërisht tani është momenti që njerëzit të privohen prej shpenzimeve të cilat nuk u janë të nevojshme. Është e rëndësishme të blejmë kaq gjëra, saqë ato të na arrijnë për një muaj”. 

Është shumë më mirë që paratë e kursyera të investohen në aktive fikse, të cilat sjellin ndonjë farë të ardhure.

“Të shumta janë mundësitë që të investoni kursimet tuaja. Sigurisht që më mirë është të mos jenë në bitkojne, meqenëse tregu i tyre nuk është vend për secilin. Por, ka fonde shumë më të ndryshme, firma të softuerit ose firma të bioteknologjisë, ose kompani të sigurimeve”.

Vu Nguen duket se është nga njerëzit të cilët pëlqejnë të planifikojnë, por me një zell për të realizuar ide të reja. Kështu ai zhytet dhe në nismën e tij të dytë - një restorant personal në të cilin disa vjet me radhë i përkushtohet pasionit të tij për të gatuar. Por, sot përsëri shikon drejt  kompanive fillestare dhe sferës IT. Projekti aktual, mbi të cilin po punon përsëri është i lidhur me kursimet dhe për më tepër me mundësitë që ambientet e zyrave me qira të shfrytëzohen ne mënyrën me efikase dhe me më pak kosto.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stefan dhe Maksim Ivanovi

Dy bullgarë kaluan Oqeanin Arktik me një varkë me vozitje

Bullgarë janë të parët në botë që guxuan dhe arritën të kalojnë nga fundi në fund hapësirën më të paparashikueshme oqeanike - Oqeanin Arktik, me një varkë me vozitje. Stefan dhe Maksim Ivanovi janë baba dhe bir që realizuan edhe më parë ekspedita..

botuar më 24-09-10 4.56.MD

Medalistja jonë paraolimpike Stella Eneva niset me besim për në Lojërat e reja Paraolimpike

Më 28 gusht fillojnë garat më të rëndësishme për atletët me aftësi të kufizuara nga e gjithë bota - Lojërat Paraolimpike në Paris 2024. Për herë të katërt në një forum kaq prestigjioz, Stella Eneva do të marrë pjesë në disiplinën e hedhjes së..

botuar më 24-08-28 7.25.PD
Zdravka Jordanova

Legjenda e kanotazhit Zdravka Jordanova për medaljen e artë olimpike në Montreal: Mbretëresha e Anglisë qëndroi drejt dhe duartrokiti ekipin bullgar

Vendi ynë filloi të fitonte rregullisht medalje në Lojërat Olimpike Verore në vitin 1952. Sportisti i parë vendas që u kthye me bronz nga Lojërat e Helsinkit ishte boksieri Boris Georgiev-Mokata. Sa do të jetë numri i tyre nga lojërat e tanishme në..

botuar më 24-07-31 7.05.PD