Nga 1 prilli gjendja e jashtëzakonshme epidemike hiqet zyrtarisht, njoftoi Ministrja e Shëndetësisë Asena Serbezova në një konferencë. Hiqet mbajtja e detyrueshme e maskave në vendet е mbyllura publike, respektimi i distancës fizike, kufizimi i numrit të personave në ambientet e brendshme, kufizimi i trajnimit ballë për ballë në shkollat e larta, ndalimi i vizitave në spitale dhe në qendrat e kujdesit social, kërkesa e punëdhënësve për praninë e jo më shumë se 50% prej punonjësve.
Megjithatë, inspektori shtetëror shëndetësor Angell Kunçev këshilloi: “Rekomandohet mbajtja e maskave në transportin publik, në spitale, në rastet e grumbullimit të shumë njerëzve në ambiente të hapura, për personat e rrezikuar dhe me sëmundje shoqëruese, përdorimi i dezinfektuesve”.
Një projektligj i ri parashikon mundësinë që Ministri i Shëndetësisë të vendosë masa anti-epidemike jashtë situatës së shpallur anti-epidemike.Njeriu po liron gjithnjë e më shumë hapësira për teknologjitë, të cilat ai i menaxhon me aftësi dhe i mban nën kontrollin e tij. Në këtë hapësirë të përbashkët, me hapa të shpejtë, po gjen vend inteligjenca artificiale. AI, siç e quajmë shkurt, vitet e..
Për herë të parë sot, 3 prilli, do të festohet Dita e Industrisë Bullgare të Konservimit. Ngjarja festive do të zhvillohet në Universitetin e Teknologjisë Ushqimore në Plovdiv (Bullgaria Jugore). Do të mbahet edhe një tryezë e rrumbullakët me..
Në shenjë ndjeshmërie për personat me autizëm, më 2 prill, Ura е Plazhit të Burgasit në Detin e Zi do të ndriçohet me ngjyrë blu, njoftoi Bashkia e qytetit Burgas. Kjo ditë u caktua në vitin 2007 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Qëllimi është që..
Një punëtori unike krijuese “Farë Mirësie” do të hapë dyert në Ditën e Dafinës, dhe vendndodhja e saj është edhe më e veçantë – Kopshti “Frymëzim” në..
Çdo shkollë bullgare jashtë vendit ka historinë e saj, dhe ajo e shkollës "Rodna Strjaha" në Qipro hapi dyert e saj në vitin 2015. Në themel të saj..